Pajisjet për matjen e temperaturës duhet të jenë në çdo shtëpi, sidomos aty ku ka fëmijë të vegjël. Termometri i veshit Omron detekton nxehtësinë infra të kuqe që lëshon daullja e veshit dhe indet rrethuese, në një sekondë, duke ofruar saktësi dhe shpejtësi në matje. Përdoret gjithashtu edhe për matjen e temperaturës së dhomës, të biberonit me qumësht apo dhe të ushqimeve. Termometri ruan në memorje deri në 25 matje, duke iu dhënë mundësi të kontrolloni ndryshimet e temperaturës së fëmijës tuaj në një periudhë kohorë të shkurtër. I pajisur me një ekran që ndriçon, i cili bën të mundur matjen e temperaturës edhe gjatë natës, kur fëmija është në gjumë. Temperatura mund të shprehet me ˚C dhe me ˚F. Informacione shtesë mbi garancinë Ky produkt ofrohet me një garanci nga firma prodhuese, për një periudhë 3 vjeçare pas datës së blerjes. Gjatë kësaj periudhe garancie ofrohet pa pagesë: shërbimi për rregullimin e pjesëve të produktit, ose për zëvëndësimin e produktit, ose të ndonjë pjese të dëmtuar teknikisht. Garancia nuk mbulon këto pika: a) shpenzimet për riparime dhe/ose defekte që rezultojnë nga riparimet e kryera nga persona të paautorizuar; b) kontrolli periodik dhe mirëmbajtja që tregon blerësi ndaj produktit; c) aksesorët si p.sh: adaptor, mansheta, maska, kitet, filtrat, tubat kanë nga 1 vit garanci nga data e blerjes; d) dëmet e çdo lloji, të shkaktuar aksidentalisht ose nga keqpërdorimi, si p.sh: thyerja, djegia e aparatit, përdorimi i aksesorëve të tjerë dhe jo origjinalë të firmës, gërvishtje, dëmtime fizike edhe kur ato janë brenda periudhës 3 vjeçare; e) shërbimi i kalibrimit nuk përfshihet në garanci. Riparimi ose zëvëndësimi nën garanci nuk shkakton zgjatje ose rinovim të periudhës së garancisë. Garancia jepet vetëm nëse produkti kthehet i plotë, së bashku më faturën origjinale të blerjes dhe ambalazhin.
Termometër, bateri litiumi, 21 mbështjellëse plastike për sensorin, manual përdorimi.
Përpara se të masni temperaturën duhet: të siguroheni që sensori nuk është ndotur, pasi në të kundërt rezultati i përftuar nuk do jetë i saktë; të mos përdoret i njëjti termometër për persona të ndryshëm, pa u pastruar paraprakisht, pasi mund të bëhet shkak për transmetimin e infeksioneve si p.sh otitis externa etj; termometri duhet të ketë qëndruar në dhomën ku do kryhet matja, për të paktën 30 minuta para matjes; -të mos përdoret direkt pas dushit ose notit; Në momentin që do kryhet matja: -sigurohuni që mbështjellja plastike është e pastërt, në të kundërt duhet të ndërrohet dhe të vendoset një e re; -shtypni butonin START; -vendoseni aparatin në vesh në drejtim të daulles së veshit; -dëgjoni sinjalin që tregon përfundimin e matjes; -një matje e dytë mund të kryhet pas 5 sekondash.