Angelini Gine Tantum Granulato

Marka/Prodhuesi: Angelini

Çmimi: 924,0 Lekë

Medikament OTC per larjen e genitaleve te jashtem. .

924,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Indikohet ne trajtimin lokal te inflamazioneve te vulves dhe vagines (psh. vulvovaginite) te cfaredolloj natyre dhe origjine, e karakterizuar nga sekrecione vaginale, krruarje, irritim, dhe dhimbje. I indikuar ne higjienen intime pas lindjes.

Permban si princip aktiv Benzidamina Klorhidrat, anti-inflamator jo-steroid.

Nese nuk vihen re rezultate sinjifikative pas 7 ditesh, te keshillohet mjeku.

Sasia per bustine:

Benzidamina Klorhidrat 500 mg.

Paketimi: 10 bustina

Informacion shtese ne rast medikamenti, edhe pse OTC:

Bustina për solucion kutan për përdorim të jashtëm gjenital.

Benzidamina

Para përdorimit ju lutemi lexoni me vëmendje fletëudhëzimin.

  • Ky është një medikament për vetëmjekim për mjekime të thjeshta të shqetësimeve të organeve gjenitale.
  • Mund të merret pa recetë por duhet përdorur në mënyrë korrekte për të marrë efektet e dëshiruara.
  • Për më shumë informacion drejtohuni farmacistit.
  • Konsultoni mjekun nëse shqetësimi nuk kalon pas një periudhe të shkurtër trajtimi.


Çfarë është Gine Tantum 500mg?

Gine Tantum përmban benzidaminë klorhidrat, një antiinflamator josteroid me veti kundra dhimbjes dhe antiesudative.

Kur përdoret për arsye gjinekologjike benzidamina ka veti dizinifektuese dhe veti anestezike të sipërfaqes.

Përse përdoret Gine Tantum 500mg?

Gine Tantum përdoret në përdorimin lokal të vulvovaginitit, të çfarëdo origjine dhe natyre, e karakterizuar nga rrjedhje të vogla vaginale, prurit, irritim, djegie dhe dhimbje vulvare ( gjenitale jashtme ).

Gine Tantum indikohet në higjenën gjatë periudhës mbas shtatzënisë, periudhë që shtrihet pas lindjes dhe rifillimit të aktivitetin normal të vezoreve.

Kur nuk duhet të përdoret?

Ipersensibilitet nga principi aktiv ose cilido nga substancat ndihmëse.

Kujdesi para përdorimit

Gine Tantum duhet përdorur për përdorim të jashtëm të organeve gjenitale femërore.

Mos e pini.

Në rast se e merrni preparatin gabimisht duke e pirë atë paraqituni në qëndrën shëndetësore më të afërt.

Përdorimi i Gine Tantum për periudha të gjata mund të bëjë që produkti të mos ta japë efektin në mënyre të duhur sepse ju mund të fitoni imunitet nga preparati.

Në qoftë se ndodh kjo atëhere duhet të ndryshoni terapi dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.

Në rast të gjakderdhjeve vaginale ose ngjyrësi e bardhë mos vazhdoni ta përdorni produktin dhe flisni me mjekun tuaj.

Ndërveprime me medikamente të tjera.

Deri tani nuk janë vërejtur asnjë ndërveprim me medikamente të tjera të cilët janë marrë si terapi shtesë me Tantum rosa.

Megjithatë tregojini mjekut tuaj për të gjitha medikamentet që keni marrë ose keni ndërment të merrni gjatë kohës që përdorni Tantum Rosa.

Është e rëndësishme të dini që:

Mbas disa ditëve trajtim ( maksimum 7) pa rezultate të dukshme, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndikimi në ngarjen e makinës apo punës me makineri.

Tantum Rosa nuk ndikon në ngarjen e makinës apo punës me makineri.

Të dhëna për edukim shëndetësor

Termi vulvite ose vulvovaginite janë terma që përdoren për të treguar gjendjet e inflamuara të pjesëve më të poshtme të organit gjenital femëror.

Ndonëse inflamacioni mund të nisë në pjesën e jashtme e organit gjenital (vulvite) ai mund të përhapet shumë shpejt edhe në pjesën e brendshme (vulvovaginite).

Gjendjet e inflamuara të organil gjenital femëror mund të shkaktohen nga gjëndje të ndryshme si higjenë e pamjaftueshme ose trasmetimit nga partneri të infeksionit në rrugë seksuale.

Gjendjet e inflamuara të organit gjenital femëror kur karakterizohen nga ngjyre si e bardhë ose me erë të keqe ose rikthimi i gjendjes së inflamuar kërkojnë ndërhyrjen e një mjeku dhe rishikim të terapisë.

Mënyra e përdorimit të Tantum Rosa

Përdoreni për larjen e organeve gjenitale femërore dy herë në ditë.

Kujdes:

mos e kaloni dozën ditore.

Kur dhe përsa kohë

Mos e përdorni më shumë se 7 (shtatë) ditë.

Nëse pas shtatë ditësh nuk keni përmirësime konsultohuni me mjekun tuaj.

Si përgatitet Tantum Rosa

Hidhni përmbajtjen e 1-2 bustinave ose 1-2 flakoneve në një litër ujë për ta përdorur për larje të jashtme.

Përdoreni

Forma Famaceutike
Pluhur
Grupmosha
Të rritur
Me Arome
Jo
Bimorë
Jo
Gjinia
Gra

Doza e rekomanduar: 1-2 larje te genitaleve te jashtme. Te tretet permbajtja e 1-2 bustinave ne 1 l uje per larjen e genitaleve te jashtme. Te mos perdoret me shume se 7 dite. Per cdo paqartesi, te kerkohet keshilla e mjekut ose farmacistit.

Vetem per perdorim te Jashtem. Te mos pihet!

0.1538
615.16 KB