Angelini Gine Tantum 0,1 % Soluzione Vaginale

Marka/Prodhuesi: Angelini

Çmimi: 1.473,0 Lekë

Gine Tantum, lavanda vaginale dizinfektuese. .

Ky produkt nuk është gjendje.

Vaginit jo specifk, terapi shtesë në trajtimin e vaginitit specifk, pergatitja për procedura kirurgjikale, diatermokoagulimi, konizimi, vendosja e DIU, procedurat diagnostike instrumentale, histerektomia vaginale dhe abdominale, terapi postoperatore gjinekologjike, vaginiti atrofk post menupauzal, mikoza vaginale pas radioterapisë, higjiena post partum dhe puerperale.

Permban si princip aktiv Benzidamina Klorhidrat, anti-inflamator jo-steroid.

Nese nuk vihen re rezultate sinjifikative pas 7 ditesh, te keshillohet mjeku.

Informacion shtese ne rast medikamenti, edhe pse OTC:

Para përdorimit ju lutemi lexoni me vëmendje fletëudhëzimin.

  • Ky është një medikament për vetëmjekim për mjekime të thjeshta të shqetësimeve të organeve gjenitale.
  • Mund të merret pa recetë por duhet përdorur në mënyrë korrekte për të marrë efektet e dëshiruara.
  • Për më shumë informacion drejtohuni farmacistit.
  • Konsultoni mjekun nëse shqetësimi nuk kalon pas një periudhe të shkurtër trajtimi.


Çfarë është Gine Tantum lavanda vaginale 0,1%?

Gine Tantum përmban benzidaminë klorhidrat, një antiinflamator josteroid me veti kundra dhimbjes dhe antiesudative.

Kur përdoret për arsye gjinekologjike benzidamina ka veti dizinifektuese dhe veti anestezike të sipërfaqes.

Gine Tantum përdoret në përdorimin lokal të vulvovaginitit, të çfarëdo origjine dhe natyre, e karakterizuar nga rrjedhje të vogla vaginale, prurit, irritim, djegie dhe dhimbje vulvare ( gjenitale jashtme ).

Gine Tantum indikohet në higjenën gjatë periudhës mbas shtatzënisë, periudhë që shtrihet pas lindjes dhe rifillimit të aktivitetin normal të vezoreve.

Kur nuk duhet të përdoret?

Ipersensibilitet nga principi aktiv ose cilido nga substancat ndihmëse.

Kujdesi para përdorimit

Gine Tantum duhet përdorur për përdorim të jashtëm të organeve gjenitale femërore.

Përdorimi i Gine Tantum për periudha të gjata mund të bëjë që produkti të mos ta japë efektin në mënyre të duhur sepse ju mund të fitoni imunitet nga preparati.

Në qoftë se ndodh kjo atëhere duhet të ndryshoni terapi dhe të konsultoheni me mjekun tuaj.

Në rast të gjakderdhjeve vaginale ose ngjyrësi e bardhë mos vazhdoni ta përdorni produktin dhe flisni me mjekun tuaj.

Është e rëndësishme të dini që:

Mbas disa ditëve trajtim ( maksimum 7) pa rezultate të dukshme, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj.

Ndikimi në ngarjen e makinës apo punës me makineri.

Tantum Rosa nuk ndikon në ngarjen e makinës apo punës me makineri.

Të dhëna për edukim shëndetësor

Termi vulvite ose vulvovaginite janë terma që përdoren për të treguar gjendjet e inflamuara të pjesëve më të poshtme të organit gjenital femëror.

Ndonëse inflamacioni mund të nisë në pjesën e jashtme e organit gjenital (vulvite) ai mund të përhapet shumë shpejt edhe në pjesën e brendshme (vulvovaginite).

Gjendjet e inflamuara të organil gjenital femëror mund të shkaktohen nga gjëndje të ndryshme si higjenë e pamjaftueshme ose trasmetimit nga partneri të infeksionit në rrugë seksuale.

Gjendjet e inflamuara të organit gjenital femëror kur karakterizohen nga ngjyre si e bardhë ose me erë të keqe ose rikthimi i gjendjes së inflamuar kërkojnë ndërhyrjen e një mjeku dhe rishikim të terapisë.

Kujdes:

mos e kaloni dozën ditore.

Kur dhe përsa kohë

Mos e përdorni më shumë se 7 (shtatë) ditë.

Nëse pas shtatë ditësh nuk keni përmirësime konsultohuni me mjekun tuaj.

Paketimi: 5 flakone


Forma Famaceutike
Leng
Grupmosha
Të rritur
Me Arome
Jo
Bimorë
Jo
Gjinia
Gra

Doza e keshilluar: 1 -2 lavanda ne dite.



0.1047
620.09 KB