Onovo Somax

Marka/Prodhuesi: Onovo

Çmimi: 1.474,0 Lekë

Suplement ushqimor kunder pagjumesise.

1.474,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Suplement me baze melatonine 10 mg, L-theanine 100 mg, valeriana 50 mg, lule pasioni 50 mg. Ndihmon gjumin nepermjet qetesimit dhe rregullimit te ritmeve circadiane.


  • Ndihmon në cilësinë e gjumit dhe trajton pagjumësinë
  • Ndihmon relaksimin duke qetësuar aktivitetin nervor
  • Ndihmon në uljen e stresit dhe rrit produktivitetin


-Melatonina është hormon që sekretohet nga gjëndra pineale në tru. Si suplement përdoret për të rregulluar orën e brendeshme të trupit (ritmi cirkadian) dhe funksioni është të imitoje efektet e hormonit natyral.

Prekursor i melatoninës është serotonina i cili është një neurotransmitues që formohet nga aminoacidi triptofan. Në përgjithësi, gjëndra pineale fillon të prodhojë melatonine rreth orës 21:00. Pastaj nivelet e melatoninës rriten fuqishëm dhe përdoruesit fillojnë të ndihen të përgjumur. Nëse organizmi funksionon siç duhet, nivelet e melatoninës mbeten të larta gjatë gjumit, për rreth 12 orë. Nivelet e melatoninës pësojnë rënie rreth orës 9 të mëngjesit dhe niveli i saj në atë periudhë është thuajse i pamatshëm, nivel i cili mbetet i tillë përgjatë tërë ditës


-L-Teanina është një aminoacid që gjendet në çajin e zi dhe të gjelbër. Është e njohur për nxitjen e relaksimit, zvogëlimin e stresit dhe përmirësimin e gjumit, si dhe për të rritur perqendrimin dhe vigjilencën.

Rrënja e lules Valeriana është një barishte qetësuese e përdorur nder shekuj për trajtimin e pagjumësisë. Valeriana rrit nivelet e GABA-s në tru,duke ndihmuar në zvogëlimin e aktivitetit të trurit dhe duke i bërë përdoruesit të bien lehtë në gjumë. GABA është një aminoacid që vepron si neurotrasmetues në sistemin nervor qendror. Ai pengon transmetimin nervor në tru dhe qetëson aktivitetin nervor. Valeriana sugjerohet gjithashtu për të trajtuar ankthin, stresin, spazmat muskulare dhe dhimbjen.

-Lulja e pasionit është një bimë, pjesët sipërfaqësore të së cilës përdoren për qëllime shëruese natyrore. Kjo bimë ka shume dobi si ndihma për të zvogëluar dhe parandaluar pagjumësinë, ankthin, ADHD dhe gjendje më serioze sic janë: kriza epilepsie, shtypjen e lartë të gjakut dhe astmën, etj. Nëse kombinohet me bimë tjera relaksuese krijon ndjesi të qetësisë pa ndikuar në produktivitetin e përdoruesit gjatë ditës.


Përmbajtja për kapsulë (Sasia në mg):

Melatoninë 10mg*, L-theaninë 100mg*, Rrënjë e lules Valeriana 50mg*, Lule e pasionit 50mg.


Përbërës te tjerë: xhelatinë, miell misri, magnezium stearat dhe silica.


Paketimi: 30 kapsula.

Forma Famaceutike
Kapsule
Grupmosha
Të rritur
Me Arome
Jo
Bimorë
Po

1 kapsule ne dite, gjysem ore para gjumit.

0.1888
589.97 KB