Named VITAMINA C 1000 mg

Marka/Prodhuesi: Named

Çmimi: 1.200,0 Lekë

Suplement ushqimor me vitamine C me origjine natyrale.

Ky produkt nuk është gjendje.

Vitamina C kontribuon ne funksionin normal te sistemit imunitar. Vitamina C Named eshte me origjine bimore. Ajo ekstraktohet nga:


-Camu Camu: Peme me origjine nga pyjet e Amazones dhe mund te rritet deri ne 8 m lartesi. Kjo peme prodhon fruta te vogla me ngjyre te kuqe ne violete qe konsiderohen si burimi natyral me i pasur me vitamine C ne bote.

-Acerola: Bime zvarritese me origjine nga Amerika e Jugut qe arrin 5 m lartesi. Fruti i kesaj bime eshte i vogel, me ngjyre te kuqe intensive dhe ka nje shije shume te athet. Ka nje permbajtje te larte vitamine C, gati 20 here me te madhe se lengu i portokallit.

-Rosa canina: frutet e saj jane tejet te pasur me vitamine C.


Ndermjet te gjitha vitaminave, vitamina C eshte me e paqendrueshmja dhe shperbehet lehtesisht. Eshte e tretshme ne uje, fotosensibel dhe demtohet nga agjentet oksidues. Eshte e pranishme sidomos ne hipofize, ne gjendrat surrenale, ne kristalin e syrit, melci dhe tru. Organizmi i njeriut nuk eshte ne gjendje te prodhoje vitamine C, prandaj i duhet ta siguroje nga ushqimi. Per te mbajtur nje perqendrim konstant te vitamines C ne gjak, ajo duhet marre vazhdimisht dhe nese regjimi ushqimor nuk e siguron ne doza te pershtatshme, ajo duhet integruar me suplemente.


Mungesa e vitamines C shfaqet ne disa kategori personash:

-Duhanpiresit

-Grate shtatezane

-Gra qe japin gji

-Adoleshente

-Te moshuar

-Alkoliste

-Persona te stresuar

-Ata qe punojne me metalet e renda

-Diabetiket


Mungesa e vitamines C mund te shkaktohet edhe nga faktore te tille si: gazra helmues, ndotje ambientale dhe medikamente. Mungesa e vitaminave eshte nje fenomen i shpeshte ne kohet tona sepse ushqimet gjate perpunimit industrial, humbin nje pjese te mire te vitaminave.


Shenja te mungeses se vitamines C jane: frymemarrje e shpeshte, veshtiresi ne tretje, brishtesi e kapilareve (shkak i gjakrrjedhjes ne mishrat e dhembeve dhe hemorragjise puntiforme), probleme te lekures, dobesim i zmaltit te dhembeve, tendence formimi te hematomave, nyjet e artikulacioneve te fryra dhe me dhimbje, epistaze, anemi, rezistence e vogel ndaj infeksioneve. Dhembet mund te dobesohen dhe te prishen. Mungesa qofte edhe te lehta te vitamines C shkaktojne probleme ne mishrat e dhembeve duke lejuar bakteret dhe substancat toksike te depertojne ne inde, duke shkaktuar parodontopati.


Funksionet e vitamines C:

-Veprim antioksidues: lidhet me radikalet e lira, duke i caktivizuar dhe duke penguar reaksionin zinxhir qe ndjek proceset oksiduese.

-Kontribuon ne funksionimin e mbrojtjes imunitare fale veprimit stimulues mbi leukocitet. Nxit ne vecanti veprimin fagocitar.

-Kontribuon ne formimin e kolagjenit per funksionin normal te kartilageve, gingivave, lekures dhe dhembeve.

-Kontribuon ne reduktimin e lodhjes dhe dobesise.


Sasia per tablete:

Vitamine C 915 mg, Acerola e.s. 50 mg prej se ciles Vitamine C 25 mg, Camu camu ekstrakt i thate 50 mg prej se cilit Vitamine C 25 mg, Rosa Canina ekstrakt i thate 50 mg prej se ciles Vitamine C 35 mg ,Vitamina C totale 1000mg, Portokall i kuq ekstrakt i thate 10 mg prej te cilit polifenole 1 mg.


Perberes

 Vitamina C (acido-L-ascorbico), agente di carica: cellulosa; Acerola (Malpighia glabra L.) frutto e.s. tit. 50% in Vitamina C, Camu camu (Myrciaria dubia McVaugh) frutto e.s.tit. 50% in Vitamina C, Rosa canina ( Rosa canina L.) falso-frutto e.s. tit. 70% in Vitamina C, agenti antiagglomeranti: sali di magnesio degli acidi grassi, biossido di silicio; stabilizzante: idrossi-propil-cellulosa; Arancio rosso (Citrus sinensis L.) frutto e.s. tit. 10% in polifenoli.


Paketimi: 40 tableta.

Forma Famaceutike
Tableta
Grupmosha
Të rritur
Me Arome
Po
Bimorë
Po

1 tablete ne dite me pak uje.

0.1012
610.43 KB