Apharm s.r.l. Yovita Plus

Marka/Prodhuesi: Apharm s.r.l.

Çmimi: 1.250,0 Lekë

Suplement ushqimor probiotikësh dhe prebiotikësh.

1.250,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Yovita plus eshte nje simbiotik, ne te cilin fermentet laktike probiotike dhe FOS prebiotike, te kombinuar se bashku garantojne nje mbijetese me te mire te mikroorganizmave të dobishëm dhe nje rivendosje te shpejte te flores bakterike intestinale. Ky suplement ne sajë te perberesve te tij vepron duke larguar dhimbjen e barkut, eren e keqe te gojes, diarre, kapsllek si dhe gazrat qe krijohen si rrjedhojë e disbakteriozes.


Trakti intenstinal i njeriut në kushte normale përmban 100 trilion baktere të gjalla, 400 specie të ndryshme, 95% të llojeve anaerobe.


Disbakterioza shoqëron:

Fenomenet putrifikative me ose pa diarre dhe kostipacionin

Patologjitë e kolonit

Rënien e rezistencës së sistemit imunitar

Kandidozën vaginale

Përdorimin e medikamenteve (veçanërisht antibiotikëve)


Yovita Plus ka në përbërje:


A.Probiotikë (5 bakteret e nevojshme)

Lactobacilet bulgarikus

Lactobacilet sporogenes

Lactobacilet acidophilus

Streptococcus thermophilus

Bifidobacterium bifidum

Laktobacilet dhe fermentet laktike janë përbërësit kryesorë të florës intestinale.

B. FOS probiotik (ushqimi i nevojshëm për bakteret)

1. Oligosakaride

Shndërrohen nga një proces hidrolize i inulinës. Përshkojnë stomakun dhe zorrën e hollë për tu bërë ushqimi specifik për laktobacilet (efekti Actilight) veçanërisht për laktobacilin bifidum.

2. Vitaminat e grupit B

Vitaminat e grupit B luajnë një rol specifik në organizëm. Mungesa e njërës prej tyre ose disekuilibri i pranisë së tyre provokojnë çrregullime të tipeve të ndryshme. Këto vitamina i sigurojnë trurit, nervave dhe muskujve funksion normal dhe ndihmojnë prodhimin e rruazave të kuqe të gjakut.

3. Tharmet e majasë së Birrës

I sigurojnë mukozës intestinale aktivitet mbrojtes dhe imunostimulues

4. Tamponet e fosfatit

Kontrollojnë dhe ulin aciditetin duke zhvilluar një veprim mbështetës për fermentet e liofilizuar dhe duke i ndihmuar të kalojnë barrierën gastrike.


Përmban: 25 miliardë fermente laktike – 5 lloje probiotikësh



Paketimi: 7 flakone me nga 8ml secili me tapë serbator.


E shijshme dhe e thjeshtë në përdorim

Ruhet në temperaturë ambienti



Forma Famaceutike
Leng
Grupmosha
Për të gjithë
Me Arome
Jo
Bimorë
Jo

Për fëmijë ½ e flakonit Yovita 1 deri në 2 herë në ditë, për të rritur 1 ose 2 flakone në ditë sipas porosisë së mjekut.

0.1224
613.13 KB