Naturando Hydramin

Marka/Prodhuesi: Naturando

Çmimi: 1.000,0 Lekë

.

1.000,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Fuqia e kombinimit

Klor (Cl) 165. 6 mg: luan rol thelbesor në ruajtjen e ekuilibrit hidro elektrolitik qelizor.

Klori është anioni kryesor që përmban lëngu gastrik.

Natrium (Na) 134. 8 mg: luan rol në rregullimin e përshkueshmërisë së membranës qelizore.

Magnezium (Mg) 104. 4 mg: luan rol në një sërë mekanizmash rregullatore në nivelin muskular dhe nervor.

Kalium (K) 38. 3 mg: luan rol thelbesor në trasmetimin e impulsit nervor, kontrollin e kontraksioneve muskulare dhe rregullimin e presionit arterial.

Indikacionet

Hydramin indikohet në të gjithë rastet kur nevojitet zëvendësim dhe /ose ruajtje e lëngjeve dhe elektroliteve në organizëm:

– Çrregullimet gastrointestinale me origjinë të ndryshme të shoqëruara me diarre dhe/ose të vjella;

– Gjendjet që shoqërohen me humbje të mëdha të ujit dhe elektrolitëve përmes djersitjes brenda një periudhe të shkurtër kohore si psh. Ushtrimet fizike, temperaturat e larta, ekspozimi në diell.

Kundërindikacionet

HYDRAMIN nuk duhet përdorur në:

Diarretë e rënda të vazhdueshme ose në ndonjë gjëndje tjeter që kërkon dhënien e lëngjeve me rrugë parenterale.

Pacientët me insufiçencë të rëndë renale (oliguri ose anuri).

Obstruksionet ose perforacionet e traktit tretës.

Gjëndjet e hiperkalemise me origjine të ndryshme (acidozë diabetike, dëmtimet masive të indeve të buta, krizat hemolitike të rënda, etj).

Kujdesi gjatë përdorimit

HYDRAMIN duhet të përdoret me kujdes në:

Pacientët me insufiçencë kardiake ose gjendjet e tjera që mund të ndikojnë në ekskretimin e K nga veshka.

Nuk duhet të tretet në lëngje që përmbajnë elektrolite, të tilla si qumështi ose lëngjet e frutave.

Humbjet e mëdha të lëngjeve duhet të trajtohen me dhënien e lëngjeve me rrugë parenterale.

Gjatë shtatëzanise dhe ushqyerjes me gji mund të përdoret vetem kur konsiderohet domosdoshmërisht e nevojshme dhe të mirat e mundshme të përdorimit e kalojne rrezikun për fetusin dhe nënën.

Asnjë efekt anesor nuk është vërejtur gjatë përdorimit të HYDRAMIN. Megjithatë nëse të vjellat janë gjithashtu të pranishme dhe dozat e administruara janë më të larta dhe/ose më të shpeshta se ato të rekomanduara, të vjellat mund të përkeqësohen. Të vjellat ndalojnë me rregullimin e duhur të frekuencës së marrjes dhe /ose sasisë së administruar.

Ruajtja

Të ruhet në ambjent të thatë e të freskët.

Të ruhet larg arritjes së fëmijëve.



Rekomandohet një bustinë në ditë, por doza e HYDRAMIN është individuale dhe duhet ti përgjigjet kërkesave individuale të çdo personi.

Përmbajtja e plotë e një bustinë HYDRAMIN tretet në një gotë uji 200 ml ose ne 500 ml ujë të pijshëm në temperaturën e mjedisit.

Solucioni i përftuar pihet menjëherë (në rastin kur përmbajtja tretet në gotë 200 ml me ujë të pijshëm).

Përmbajtja e një bustine përdoret vetëm një herë.

Në rast nevoje të mëtejshme duhet të përgatitet përmbjatja e një bustine tjetër HYDRAMIN.

0.0647
2.39 MB