Tasectan kontrollon dhe zvogëlon simptomat e diarresë, mbron mukozën e zorrës, rikthen funksionet fiziologjike të saj.
1.100,0 Lekë
Shtoje në Shportë
Shpërndaje në:
Tasectan është një shtesë ushqimore që përdoret për të rivendosur funksionin fiziologjik të paretit të zorrës. Është formuluar në mënyrë të veçantë për të kontrolluar dhe reduktuar siptomat e lidhura me diarretë me origjinë të ndryshme, të tilla si distendimi abdominal dhe defekimi i shpejtë. Ai është efektiv brenda 12 orëve. Tasectan përbëhet nga kompleksi acid tanik dhe xhelatin i cili vepron mekanikisht duke mbrojtur mukozën e inflamuar të zorrës, në sajë të aftësisë për të formuar një shtresë (film) mbrojtëse proteinike muko-adezive e cila lidhet me mukoproteinat përgjegjëse të inflamacionit lokal dhe nxit precipitimin dhe eliminimin e tyre në feçe. Kompleksi acid tanik dhe xhelatinë që përbën produktin nuk alterohet në stomak dhe vepron përmes formimit të një shtrese (filmi) e cila mbron mukozën e zorrës, duke reduktuar frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve të diarresë. Tasectan është i pranishëm në formën e kapsulave për përdorim tek të rriturit dhe pluhurit i cili rekomandohet që të përdoret tek fëmijët.
Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal
Është efektiv dhe redukton numrin e defekimeve 12 orë pas fillimit të trajtimit.
Redukton në mënyrë të rëndësishme frekuencën e të vjellave 12 orë pas fillimit të trajtimit krahasuar me gjëndjen fillestare. Në gjëndjen fillestare 50 % e pacientëve kishin të vjella, ndërsa 12 orë pas fillimit të trajtimit vetëm 2.3% e pacientëve paraqesin të vjella. Diarrea u përmirësua në mënyre të rëndësishme 12 orë pas fillimit të trajtimit në grupin e pacientëve me kombinim Rehidrim Oral + Tasectan. Trajtim i sigurt me efikasitet të provuar te të rriturit.
Mbron
Duke formuar një shtresë (film) e cila mbron muret e zorrës.
Duke rritur rezistencën e mukozës së zorrës ndaj proteinave pro-inflamatore.
Neutralizon
Duke formuar një kompleks me mukoproteinat pro-inflamatore, përgjegjëse të inflamacionit lokal.
Duke ndihmuar në reduktimin e inflamacionit të mukozës së zorrës.
Eliminon
Si pasojë muko proteinat pro-inflamatore ekskretohen së bashku me feçet. Tasectan redukton frekuencën dhe kohëzgjatjen e episodeve diarreike. Tasectan përmireson në mënyrë të rëndësishme simptomat / shenjat e lidhura me diarrenë ( dhimbjen abdominale, feçet e ujshme, të vjellat). Rivendos funksionin fiziologjik të paretit intestinal.
Paketimi
Bustina 250 mg x 20 (për përdorim tek fëmijët).
Forma Famaceutike
Pluhur
Grupmosha
Fëmijë
Përmbajtja e 1 bustine tretet në një gotë me ujë dhe pihet.
Fëmijët deri në 3 vjeç: 1 bustinë 250 mg, çdo 6 orë deri në eliminimin e simptomave.
Fëmijët 3–14 vjeç: 1-2 bustina 250 mg, çdo 6 ore deri ne eliminimin e simptomave.