DIAPOR është një shtesë ushqimore me përmbajtje Kalciumi dhe Vitamin D3. .
1.950,0 Lekë
Shtoje në Shportë
Shpërndaje në:
DIAPOR përdoret për të parandaluar ose trajtuar nivele të ulta të kalciumit te njerëzit që nuk marrin mjaftueshëm calcium nga dietat e tyre. Indikohet në:
• Osteoporozë me etiologji të ndryshme (osteoporoze post-menopauzale, senile, osteoporozë e nxitur nga kortikosteroidet);
• Profilaksi e cmineralizimit kockor para, gjatë ose pas menopauzës;
• Mjekim shtesë në rakitoseosteomalaci ,tetanilatente;
• Në rastet e rritjes së nevojave për kalcium gjatë periudhës së shtatzënisë dhe të ushqyerjes me gji.
Kalciumi është një element mineral i domosdoshëm për ruajtjen e baraspeshës elektrolitike dhe për funksionimin normal të nervave, qelizave, muskujve dhe kockave.
Pamjaftueshmëria e kalciumit shoqërohet me çrregullime neuromuskulore dhe çmineralizimin e kockave.
Vitamina D ndihmon trupin të përthithë kalcium dhe fosfor . Sasia e duhur e vitaminës D, kalciumit dhe fosforit është e rëndësishme për ndërtimin dhe mbajtjen e kockave të forta.