Tableta me efekt qetësues për trajtimin e ethes dhe dhimbjes. .
78,0 Lekë
Shtoje në Shportë
Shpërndaje në:
Tabletat Daleron përmbajnë paracetamol, i cili frenon sintezën e prostaglandinave në sistemin nervor qëndror, si rrjedhojë lehtëson dhimbjen dhe ul temperaturën.
Ai shkakton pak efekte anësore gastrointestinale.
Tabletat Daleron përdoren për lehtësimin e dhimbjes së lehtë dhe të moderuar: dhimbjes së kokës, dhimbjes së dhëmbëve, dhimbjeve menstruale, dhimbjes muskulare dhe reumatike, dhimbjes që shoqërohet pas plagosjeve, proçedurave mjekësore dhe dentale.
Në të ftohurit dhe grip, tabletat Daleron lehtësojnë dhimbjen e muskujve dhe kyçeve dhe ulin temperaturën që shoqëron infeksionet virale dhe bakteriale.
Merreni gjithmonë Daleronin ekzaktësisht siç ju ka ka instruktuar mjeku. Ju duhet të konsultoheni me mjekun ose farmacistin tuaj nëse nuk jeni i sigurt.
Adultët dhe fëmijët mbi 12 vjeç:
Doza e rekomanduar është 1 deri 2 tableta, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 8 tableta në ditë.
Fëmijët nga 6 deri 12 vjeç:
Doza e rekomanduar është 1/2 tableta deri 1 tabletë, çdo 6 orë në ditë. Doza maksimale është 4 tableta në ditë.
Ju nuk duhet të tejkaloni dozën e rekomanduar. Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobëta njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.