Solucion Minoxidil 5% për trajtimin e rënies së flokëve.
Ky produkt nuk është gjendje.
Shpërndaje në:
Ky produkt përmban Minoxidil, një substancë që nxit rritjen e flokëve dhe ngadalëson rënien e tyre. Në dozën 5% përdoret në trajtimin e rënies hormonale të flokëve (halopeci androgjenike) vetëm tek burrat.
Mekanizmi i veprimit: Zgjeron enët e gjakut.
Kundërindikime:
Ky medikament nuk duhet përdorur në rastet e mëposhtme:
-Tolerancë e ulët gjatë aplikimit të një doze më të vogël (2%).
-Dëmtime ose plagë të skalpit
-Tek gratë rrit rrezikun e rritjes së tepruar të flokëve jashtë zonave të skalpit të trajtuara
Kujdes!
-Ky trajtim nuk duhet përdorur pa rekomandimin e mjekut në rast sëmundje zemre. Nuk është i përshtatshëm në rast rënie floku të shkaktuara nga sëmundje apo trajtime farmakologjike. Nuk duhet përdorur përveçse në skalp.
-Në rast problemesh dermatologjike të skalpit, ata duhet të jenë shëruar paraprakisht.
-Në rast se aksidentalisht aplikohet në sy, mukoza apo lëkurë të dëmtuar, të shpëlahet me ujë të bollshëm.
Ndërveprime farmakologjike:
Nuk duhet përdorur njëkohësisht me substanca irrituese të skalpit të kokës.
Shtatëzani dhe gjidhënie:
Siguria e këtij medikamenti nuk është testuar në gratë shtatëzynë apo në gjidhënie. Si masë parandaluese, është i kundërindikuar në gratë shtatëzane dhe që japin gji.
Efekte të mundshme të padëshiruara:
Më të shpeshtat: irritim, skuqje, tharje e lëkurës, krruarje, diegie, rritje e tepruar e qimeve jashtë zonës së trajtuar.
Më të rralla: alergji, marrje mendsh, dhimbje koke, debulesë, irritim i syve, shikim i turbullt, probleme të shijes, infeksion i veshit, edema, neurite, humbje e flokëve (efekt paradoksal),
Janë raportuar edhe probleme frymëmarrje, dhimbje në gjoks, rrahje të shpeshta zemre, ulje e presionit të gjakut, hepatit, gurë në veshka. Në rast të verifikimit të këtyre efekteve, këshillohet ndërprerja e trajtimit.
Për shkak të pranisë së glikolit propilenik: ekzemë.
Përbërja për 100 ml solucion:
minoxidil 5 g, alcool, propilenglikol.
Paketimi: 3 flakonë x60 ml. Kutia është e pajisur edhe me një pikatore, pompë dozuese dhe aplikator.
Forma Famaceutike
Leng
Grupmosha
Të rritur
Me Arome
Jo
Bimorë
Jo
Gjinia
Burra
Vëllimi
0 ml
Të rriturit: 1 aplikim 1 ml (pavarësisht nga sipërfaqja e zonës që trajtohet) në mëngjes dhe mbrëmje. 1 aplikim korrespondon me 7 presione të pompës dozuese.
Duke rritur dozën, nuk rritet efikasiteti i trajtimit por rritet mundësia e efekteve dytësore.
Zakonisht, trajtimi bëhet efikas pas 2 muajsh minimumi. Për të mbajtur rezultatet në kohë, nuk duhet ndërprerë. Pas ndërprerjes së trajtimit, rritja e flokëve ndërpritet dhe ka kthim në gjendjen fillestare pas 3-4 muajsh.
Nëse ekspozoheni në diell pas trajtimit, keshillohet të mbuloni kokën me një kapele.
Këshillohet larja e flokut me një shampo delikate duke pritur të paktën 4 orë pas trajtimit.