Terapi polivalente e infeksioneve vulvovaginale të shkaktuara nga mikrorganizma patogjene si protozoare, Candida dhe baktere.
1.473,0 Lekë
Shtoje në Shportë
Shpërndaje në:
Nifuratel 500 mg+Nystatine 200 000 UI.
Nifurateli është një agjent kimioterapeutik sintetik, i cili paraqet një efekt të konsiderueshëm trikomonacid, antibakterial dhe mikostatik.
Ky efekt polivalent i tij bën të mundur trajtimin e vaginiteve me etiologji të përzierë dhe parandalon, në ndryshim nga produktet e tjera, mikozat që shkaktohen nga trajtimi specifik i trikomoniazës.
Nifurateli është një agjent antiprotozoal dhe antibakterial.
Nifuratel ka një spekter të gjërë veprimi antibakterial dhe është efektiv gjithashtu ndaj Chlamydia trachomatis dhe Mycoplasma spp.
Nystatina është një fungicid mjaft i njohur, i indikuar në trajtimin e myqeve të cilët rriten si në formë filamentesh multiqelizore të quajtura Hife (hyphae) ashtu edhe si organizma njëqelizore. Veçanërisht efektiv në mjekimin e miciteve nga tipi Candida.
Shoqërimi Nifuratel-Nystatine është i aftë të arrijë një “efekt fungicid total” dhe të zhvillojë një terapi polivalente të vaginiteve që siguron eleminimin e agjentëve patogjen përgjegjës për infeksionin (Candida a., Trichomonas v., dhe baktereve) duke rikrijuar kushtet fizioligjike të florës vaginale.
Indikimet:
Terapi polivalente e infeksioneve vulvovaginale të shkaktuara nga mikrorganizma patogjene si protozoare, funge (myqe) dhe baktere.