Bosnalijek Rhinostop tablets

Marka/Prodhuesi: Bosnalijek

Çmimi: 412,0 Lekë

.

412,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Rhinostop në mënyrë të shpejtë dhe efektive lehtëson shumicën e simptomave të gripit dhe ftohjes (dhe parandalon simptomat e rinitit alergjik), siç janë:

kongjestioni i mukozës së hundës dhe sinuseve dhe zënie e hundës,

ndjesinë e presionit dhe dhimbjes në hundë dhe në sinuse ,

rritjen e sekrecioneve nga hunda,

fishkëllimat nga hunda,

tështimat,

kollën,

skuqjen dhe ënjtjen e mukozës së hundës,

skuqjen e syve dhe ënjtjen e kapakëve të syrit,

ndjesinë e djegies së syve,

rritjen e lotimit nga sytë,

ngritjen e temperaturës trupore,

dhimbjen e kokës dhe dhimbje të tjera,

dhimbjen e fytit dhe ndjesinë e sikletit, gërvishtjes dhe djegies së fytit,

Rhinostop gjithashtu përmirëson gjumin dhe cilësinë e të fjeturit dhe kontribuon në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të pacientit.

Rhinostop është një medikament me shumë komponente i hartuar me kujdes, me qëllimin kryesor përmirësimin e shpejtë dhe efikas të gjëndjes shëndetësore të pacientit dhe kthimin e tij sa më shpejt në funksion normal për të kryer aktivitetet e përditshme.

Ne studimin klinik te kryer, Rhinostop ka treguar të ketë një efikasitet më të lartë dhe veprim në spektër më të gjërë të simptomave në krahasim me preparatet monokomponente (psh. paracetamol 500 mg).

Në studimin e kryer në lidhje me largimin e simptomave kryesore të ftohjes (temperaturë, dhimbje koke, dhimbje fytyre, ënjtje qepallash, ndjeshmëri e fytyrës ndaj presionit dhe prekjes, zënie hundësh, rrjedhje hundësh, skuqje dhe ënjte të hundës) Rhinostop® veproi në të gjitha simptomat e testuara dhe tregoi efikasitet më të lartë në lidhje me të gjithë parametrat e analizuar

Sipas vlerësimit subjektiv të pacientëve dhe vlerësimit objektiv të mjekëve Rhinostop është vlerësuar si një ndër ilaçet më të mira dhe më të pranueshme për të trajtuar ftohjen.

Rhinostop – paketimi:

• kuti me 10 tableta


Rhinostop – përbërja:

• 1 tabletë përmban: paracetamol 251,0 mg, pseudoefedrinë hidrokloride 61,20 mg, klorfenaminë maleati 2,54 mg


Rhinostop përmban:

paracetamol – analgetik dhe antipiretik që ul temperaturën e lartë të trupit, largon dhimbjen e kokës dhe dhimbjet e muskujve dhe kyqeve

pseudoefedrin – dekongjestiv që zvogëlon ënjtjen e rrugëve të frymëmarrjes, përmirëson kalueshmërin në traktin respirator, zvogëlon sekrecionet e tepruara në sinuset e hundës, lehtëson frymëmarrjen

klorfenamin – antihistaminik i cili zvogëlon ënjtjen e mukozës së hundës dhe presionin në sinuse, zvogëlon fishkëllimat e hundës, zvogëlon lotimin dhe kollën indirekte, veçanërisht gjatë natës, sepse lehtëson gjumin dhe përmirëson cilësinë e gjumit.

Rhinostop në dozat e rekomanduara tolerohet mirë, dhe efektet anësore janë të rralla, të lehta dhe me intensitet mesatar.

Kur merrni Rhinostop, mos përdorni ilaçe të tjera që përmbajnë paracetamol ose medikamente për zvoglimin e simptomave të bllokimit të hundës.

Për më shumë informacion mbi efektet anësore, paralajmërimet ose kundërindikacionet në marrjen e ilaçit, kontaktoni me frmacistin ose mjekun tuaj.


0.1063
604.47 KB