Ky bar mund të merret pa recetë nga mjeku. Megjithatë, ju përsëri duhet të bëni kujdes në mënyrë që të përfitoni rezultatet më të mira.
Mbajeni këtë fletë-udhëzues. Mund të duhet ta lexoni përsëri.
Nëse keni pyetje të tjera, pyesni mjekun ose farmacisitin.
Ky bar është dhënë për ju. Mos e kaloni atë te të tjerët. Mund ti dëmtojë ata edhe pse simptomat e tyre mund të jenë të njejta me tuajat.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioz ose nëse vini re ndonjë efekt anësor të papërmendur në këtë fletë-udhëzues ju lutemi tregojini mjekut ose farmacistit tuaj.
Në këtë fletë-udhëzues:
Çfarë është Rapidol S dhe për çfarë përdoret
Para se të përdorni Rapidol S
Si ta përdorni Rapidol S
Efekte anësore të mundshme
Si ta mbani Rapidol S
Informacion i mëtejshëm
1.ÇFARË ËSHTË RAPIDOL S DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Rapidol®S përmban si lëndë vepruese ibuprofen, i cili bën pjesë te një grup barnash të quajtura barna anti-inflamatore jo-steroidale të cilat veprojnë duke lehtësuar dhimbjen, pakësuar inflamacionin dhe ethet.
Rapidol S përdoret për lehtësimin e:
dhimbjes së kokës,
migrenës,
dhimbjes së kurrizit,
dhimbjeve të ciklit menstrual,
dhimbjes së dhëmbit,
inflamaconit të nervave (neuralgji),
dhimbjeve muskulare,
dhimbjeve reumatoide,
simptomat e të ftohtit,
gripit dhe ethet.
2. PARA SE TË PËRDORNI RAPIDOL S
Mos e përdorni Rapidol S:
Nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj ibuprofenit, aspirinës ose ndonjë prej përbërësve të tjerë të renditur në Seksionin 6.
Nëse keni pasur vështirësi në frymëmarrje, përkeqësim të astmës, skuqje ose kruarje të tipit alergjik, rrjedhje nga hundët, kur keni marrë ibuprofen, aspirinë ose barna të tjera të ngjashme.
Nëse keni ose keni pasur gjakrrjedhje nga stomaku ose perforim pasi keni marrë ibuprofen, aspirinë ose barna të tjera të ngjashme.
Nëse keni ose keni pasur ulçera të stomakut, perforim ose gjakrrjedhje.
Nëse vuani nga probleme të rënda të veshkave, mëlçisë ose zemrës.
Nëse jeni në tremujorin e fundit të shtatzanisë.
Nëse jeni nën 12 vjeç.
Bëni kujdes të veçante me Rapidol S:
Nëse vuani nga astma ose keni vuajtur më përpara.
Nëse keni probleme me veshkat, mëlçinë ose zemrën.
Nëse jeni duke përdorur barna anti-inflamatore jo-steroidale.
Nëse keni pasur probleme me presionin e lartë të gjakut ose pamjaftueshmën të zemrës, bisedoni me mjekun para përdorimit.
Nëse vuani nga sëmundje të indeve lidhëse siç është lupusi sistemik eritematoz.
Nëse keni probleme me gjakrrjedhjen ose mpiksjen e gjakut.
Nëse mjeku u ka thënë se jeni intolerant ndaj disa sheqernave.
Nëse jeni i moshuar.
Nëse keni pasur raste të sëmundjeve inflamatore të zorrëve siç është koliti ulçerativ ose sëmundja Crohn
Nëse jeni duke marrë trajtim mjekësor të rregullt (shiko Seksionin -Përdorimi i barnave të tjera” me poshtë).
Ky produkt bën pjesë në një grup barnash (anti-inflamatore jo-steroidale) të cilat mund të përkeqësojnë fertilitetin tek femrat.
Ky efekt është i rikthyeshëm me ndërprejen e mjekimit.
Mund të përjetoni vështirësi në frymëmarrje (gulçime) nëse vuani ose keni vuajtur më përpara nga sëmundje alergjike.
Janë raportuar shumë rrallë reaksione serioze në lëkurë (si sindroma Steven-Johnson) të lidhura me përdorimin e barnave anti-inflamatore jo-steroidale.
Përdorimi i Rapidol S duhet të ndërpritet menjëherë sapo të shfaqet skuqje në lëkurë, ulçera të gojës ose ndonjë shenje tjetër të reaksionit alegjik.
Ka rritje të rrezikut për gjakrrjedhje të stomakut, duodenit dhe zorrëve (traktit gastrointestinal), ulçeracion ose perforim gjatë përdorimit të dozave të larta të barnave anti-inflamtore jo-steroidale, te pacientet me histori ulçere dhe te të moshuarit.
Rekomandohet që trajtimi të fillohet me dozën më të ulet.
Mundësia për të shtuar një agjent mbrojtës duhet të diskutohet me mjekun.
Tregojini mjekut tuaj nëse vini re simptoma të pazakonta — sidomos jashtëqitje të errëta, të vjella me gjak ose dhimbje barku — veçanërisht pasi keni marrë barin.
Barnat si ibuprofeni mund të lidhen me rritjen e rrezikut për infarkt të miokardit dhe goditje.
Çdo rrezik është me i mundshëm në doza të larta dhe trajtim të zgjatur në kohë.