si analgjezik dhe antipiretik i përshtatshëm sidomos për të sëmurët e ndjeshëm ndaj aspirinës;
për të sëmurët me çrregullime në koagulimin e gjakut ose me ulçer të stomakut;
në dhembjet me intensitet të ulët ose mesatar, me lokalizime të ndryshme ( dhembje koke, dhembje dhëmbi, nevralgji, mialgji, dhembje menstruale, dhembje pastraumatike e pasoperatore );
për uljen e temperaturës në gjendjet me ethe;
Si ta merrni paracetamolin?
Gjithmonë Paracetamol merret ekzaktësisht si ju thotë mjeku juaj .
Duhet të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin tuaj në qoftë se nuk jeni i sigurt .
Tabletën merreni nga goja .
Gëlltiteni çdo tabletë me ujë.
Supozitorët janë vetëm për administrim rektal.
Shurupi merreni nga goja me lugë kafeje ( 5 ml ).
Administrimi oral
Tabletat :
Të rriturit nga 0.5 — 1 g, 3 — 4 herë në ditë.
Doza maksimale ditore për mjekimin afatshkurter është 4 g, kurse për mjekimin afatgjatë është 2.5 g.
Fëmijët: Mund të përdoret 4 deri 5 herë në ditë; nuk duhen tejkaluar 5 doza në 24 orë.