4U Pharma Bio K Mag

Marka/Prodhuesi: 4U Pharma

Çmimi: 2.100,0 Lekë

.

2.100,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Bio KMag është një shtesë dietike me bazë citrate kaliumi e magnezi.

Bio Mag përdoret në pacientët që kanë humbje të mëdha lëngjesh si rezultat i një djersitje të rëndë, diureze ose diarre, ose në ato pacientë që marrin barna diuretike, laksative e kortizonik.

Bio Mag gjithashtu gjen përdorim dhe në ato persona që ushtrojnë një aktivitet intensiv sportiv , sepse jo vetëm që shton sasinë e duhur të K e Mg , por kjo sasi përthithet, nëpërmjet citratit , në formën alkaline kështu frenon acidozën laktike që ndodh si pasojë e një sforcimi të gjatë muskular.

Bio KMag gjithashtu ul rrezikun për ngërçe ose mpirje muskulare.

Natyra alkaline e Bio KMag gjithashtu e bën të dobishme në plotesimin e nje diete të ulët në vlera alkaline (fruta, perime)ose në kompensimin për një dietë me konsum të lartë të proteinave e yndyrnave që rezultojnë në një ngarkesë acidike të lartë për organizmin.

Ky kusht, lehtëson dhe përdorimin e saj në disa patologji si osteoporoza e gurët në veshka që paraqiten me një nivel të ulët të citrateve në urinë.

Duhet thënë se citrati, magnezi e kaliumi kur gjenden në urinë përfaqësojnë një nga mbrojtjet më të rëndësishme të organizmit kundër gurëve në veshka.



Për indikacione të ndryshme përmbahuni përshkrimit mjekësor.

Kundërindikime

Bio KMag kundërindikohet në pacientë me hiperkalemi ose hipermagnezi, ose në ato raste kur këto mund të shfaqen si rezultat i disa sëmundjeve, si psh insufiçiencë kronike renale e diabet metilus i pakontrolluar.

Çdo bustinë përmban 2,2 g citrate, kalium e magnez, ekuivalente me 14 mEq kalium (547 mg), 7 mEq magnez (90 mg)e 21 mEq citrate.

Kaliumi, magnezi dhe citrate që përmbahen në një bustinë përthithen lehtësisht dhe në këtë mënyrë ato kompesojnë kërkesat e organizmit për to si pasojë e një diete të ulët me kalium, magnez e citrate.


Tretja e një bustinei Bio Kmag në një gjysëm gote uji çon në perfitimin e një tretësire me shije agrumi. Këshillohet marrja 2-3 bustinave Bio KMag në ditë.


0.1047
606.1 KB