Formula redukton numrin dhe përmasat e pikave të zeza dhe të bardha ndërsa minimizon poret dhe dukjen e shenjave post-akne. Ajo normalizon rrjepjen dhe zhbllokon poret duke promovuar çlirimin nga sebumi i bllokuar. Duke reduktuar në mënyrë sinjifikative prodhimin e sebumit, produkti matifikon lëkurën në mënyrë efikase dhe parandalon zhvillimin e lezioneve të reja akneike. Ai njëtrajtëson tonin e lëkurës duke zbehur hiperpigmentimin post -akne. Lehtëson skuqjen dhe promovon rigjenerimin e lëkurës. Pengon në mënyrë efikase rritjen e baktereve shkaktues të akneve (Cutibacterium acnes).
Përbërësit kryesorë:
1-Acidi shikimik: Ka veti të forta antibakteriale dhe anti-akne, zhbllokon poret. Gjithashtu hidraton dhe rigjeneron lëkurën, duke e lënë të lëmuar në prekje. Acidi shikimik pengon në mënyrë efikase aktivitetin e Tyrosinase e cila ruan një rol në preçesin e formimit të Melaninës. Kjo nënkupton që mund të reduktojë në mënyrë efektive diskolorimin dhe të parandalojë shfaqjen e tij
2- POTASSIUM AZELOYL DIGLYCINATE: Molekula kombinon acid azelaik dhe glicinë duke qenë më e butë për lëkurën se acidi azelaik i pastër dhe duke pasur veti hidratuese më të mira. Redukton prodhimin e sebumit duke e matifikuar atë. Hidraton dhe lëmon lëkurën ndërsa përmirëson elasticitetin dhe dendësinë e saj. Përmbajtja e glicinës siguron efekt hidratues dhe rrit plasticitetin e shtresës korneale.
3- Niacinamide: Lufton aknet falë vetive anti-inflamatore dhe normalizon prodhimin e sebumit. Përmirëson teksturën e lëkurës dhe ka efekt anti-age ndërsa zbeh njollat.
Përbërësit:
Aqua (Water), Dicaprylyl Ether, Dibutyl Adipate, Glycerin, Propanediol, Cetyl Alcohol, Polyacrylamide, Silica, Glyceryl Stearate, Potassium Azeloyl Diglycinate, Shikimic Acid, Niacinamide, C13-14 Isoparaffin, Hydroxyacetophenone, PEG-75 Stearate, Ceteth-20, Steareth-20, Laureth-7, Parfum (Fragrance).
Paketimi: 40 ml.