Pharmaceris N CAPINON K 1% 30 ml

Marka/Prodhuesi: Pharmaceris

Çmimi: 3.295,0 Lekë

Formulim për kujdesin e përditshëm të lëkurave të ndjeshme me kapilarë në dukje dhe tendencë për hiperaktivitet periodik të shkaktuar nga faktorë të jashtëm si ndryshime të menjëhershme të temperaturës, emocionet e forta, alkooli apo ushqimet pikante. Gjithashtu rekomandohet si rutinë skincare për këdo me tendencë mavijosje, kapilarët në dukje dhe rrathët e errët poshtë syve dhe si trajtim parandalues për lëkurën me tendencë rosacea.

3.295,0 Lekë
Shtoje në Shportë

Formulim me vitaminë K që qetëson menjëherë dhe redukton skuqjen e lëkurës dhe dukjen e kapilarëve të zgjeruar. Redukton skuqjet periodike që rezultojnë nga faktorë të jashtëm kronikë dhe intensivë. Vitamina K ndihmon në parandalimin e çarjes së kapilarëve dhe skuqjen e përhershme. Kremi përgatit lëkurën për trajtime dermatologjike dhe minimizon skuqjen dhe irritimin.

Ai përshpejton në mënyrë të dukshme rigjenerimin e lëkurës pas trajtimeve kirurgjikale duke qetësuar irritimin dhe reduktuar tensionin dhe eritemën.

Përmirëson elasticitetin dhe hidratimin.

Tolerancë dhe efikasitet i lartë

Testuar klinikisht dhe dermatologjikisht


Përbërësit:

Aqua (Water), Paraffinum Liquidum (Mineral Oil), Glycerin, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, 1,2-Hexanediol, Glyceryl Stearate, Isopropyl Myristate, Cetearyl Alcohol, Dimethicone, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Glycine Soja (Soybean) Oil, Phytonadione Epoxide, Hydroxyacetophenone, BHA, Glyceryl Polyacrylate, Parfum (Fragrance).

Paketimi: 30 ml.

Përdoreni lokalisht në lëkurë të padëmtuar me probleme kapilarësh në dukje.

Aplikojeni kremin në një shtresë të hollë mbi lëkurën e pastër dhe të thatë dhe masazhojeni butësisht deri në absorbimin e plotë të tij.

0.1325
607.16 KB