Pharmaceris T RETINOL NIGHT CREAM

Marka/Prodhuesi: Pharmaceris

Çmimi: 3.960,0 Lekë

Produkt i përshtatshëm për rutinën skincare të natës të të rriturve me simptoma të akneve me përfitime gjithashtu të fuqishme kundër moshës. I formuluar për lëkura të yndyrshme dhe mikse me tendencë aknesh dhe komedonesh të karakterizuara nga prodhimi i tepruar i sebumit.

3.960,0 Lekë
Shtoje në Shportë

I bazuar në përqendrim të lartë të Retinolit të pastër 0,3%, kremi ka efekt të dyfishtë kundër moshës dhe kundër akneve duke rekuperuar funksionet e një lëkure të shëndetshme sidomos gjatë periudhave të disbalancës hormonale. Retinoli i inkapsuluar në mikrosfera ceramidesh siguron stabilitet dhe mbron përbërësit nga oksidimi duke ulur në mënyrë efektive dhe të ndjeshme lezionet e akneve hormonale të karakterizuara nga papula, pustula, erupsione dhe duke reduktuar tendencën e tyre për t'u rishfaqur. Retinoli restauron balancën e lëkurës duke reduktuar prodhimin e tepërt të sebumit, zhbllokuar dhe minimizuar dukjen e poreve të lëkurës.

Ai është gjithashtu një agjent antirrudhe i fuqishëm. Formon fibra ankoruese midis epidermës dhe dermës duke reduktuar numrin, thellësinë dhe volumin e rrudhave. Nëse përdoret rregullisht, ky krem e lë lëkurën më të tonifikuar dhe lëmuar në mënyrë të dukshme.

Për të optimizuar komfortin e lëkurës, formula përmban përbërës hidratues dhe ushqyes (ekstrakte zambaku, shea butter, dyll ulliri, vaj farash pambuku) dhe 4% skualan biomimetik që forcon barrierën lipidike të epidermës.


Përbërësit:

Aqua (Water), Hydrogenated Polydecene, Glycerin, Pentaerythrityl Tetraisostearate, Squalane, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, 1,2-Hexanediol, Gossypium Herbaceum (Cotton) Seed Oil, Hydrogenated Olive Oil Decyl Esters, Retinol, Glucose, Clintonia Borealis (Lily) Root Extract, Hydroxyacetophenone, Tocopheryl Acetate, BHA, BHT, Paraffin, C10-18 Triglycerides, Cera Alba (Beeswax), Cetearyl Glucoside, Potassium Cetyl Phosphate, Sodium Polyacrylate, Pentylene Glycol, Glyceryl Behenate, Xanthan Gum, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Stearic Acid, Ceramide NP, Potassium Sorbate, Sodium Benzoate, Phenoxyethanol, Parfum (Fragrance).

Formati: 40 ml.

Përdoreni natën në lëkurën e pastër, qafë dhe dekolte, duke evituar kontaktin me sytë dhe gojën.

Gjatë përdorimit, produkti mund të shkaktojë skuqje dhe rrjepje të përkohshme i konsideruar si reagim natyral i lëkurës.

Gjatë ditës përdorni një produkt mbrojtës ndaj diellit me SPF minimumi 30.

Preparati nuk duhet të përdoret nga gratë shtatëzanë dhe pacientët në terapi me retinoidë oralë.

0.1204
608.2 KB