Methyl Folate 1000 mcg NOW
Marka/Prodhuesi: Now
Çmimi: 3.300,0 Lekë
Forma më e pastër dhe biologjikisht aktive e Vitaminës B9.

Forma më e pastër dhe biologjikisht aktive e Vitaminës B9.
Methyl Folate eshte nje suplement i formes biologjikisht aktive te Vitamines B9 (folatit), e cila perdoret direkt nga organizmi pa patur nevoje per transformim metabolik. Kjo forme e patentuar shpesh si Quatrefolic, ka nje biodisponueshmeri shume me te larte krahasuar me acidin folik te zakonshem. Praktikisht perthithet menjehere nga qelizat e trupit duke ushtruar perfitimet e njohura si :
Mbeshtetje neurologjike (kalon barrieren gjak-tru dhe ndihmon ne sintezen e neurotransmetitoreve te cilat rregullojne humorin, gjumin, motivimin).
Mbeshtetje per mutacionin MTHFR, rreth 30-50 % e njerezve kane nje mutacion gjenetik qe nuk i lejon ta kthejne acidin folik te zakonshem ne forme aktive. Methyl folati e anashkalon kete problem dhe shkon direkt per perdorim.
Shendeti kardiovaskular, ndihmon ne zberthimin e homocisteines (aminoacid ne gjak), nivelet e larta te se ciles lidhen me rrezik te shtuar te semundjeve te zemres dhe bllokim te eneve te gjakut.
Shtatzania dhe zhvillimi i fetusit, eshte kritik gjate planifikimit dhe muajve te pare te shtatzanise per te parandaluar defektet e tubit neural te fetusit. Mbeshtet ndarjen e shpejte te qelizave dhe prodhimin e sakte te ADN-se.
Ndihmon ne prodhimin e rruazave te kuqe te gjakut, mungesa e tij con ne nje lloj specifik anemie (anemia megaloblastike), qe shkakton lodhje te madhe dhe keputje.
Te merret nje tablete ne dite me ushqim
*Kujdes: Perdorimi i ketij suplementi mund te maskoje nje mungese te mundshme te vitamine B12, rekomandohet te monitorohen nivelet e vitamines B12 nese perdoret per kohe te gjate.
*Nderveprimi me ilace : konsultohuni me mjekun nese merrni medikamente si fenobarbital,fenitoine,primidone ose metotreksat.