Uriage Bariésun Crème Hydratante SPF 50+: Falë një kompleksi mbrojtës me efikasitet të lartë , ky krem siguron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezatimit UVA dhe UVB . Teksturë e lehtë, jo e yndyrshme dhe me aromë të këndshme.
-Tolerancë e lartë dhe përthithje e menjëhershme.
-Mbron nga rrezatimi UV
-Kompleksi i tij i filtrave siguron mbrojtje shumë të lartë ndaj rrezeve UVA dhe UVB.
-Parandalon tharjen e lëkurës
-Formulim i plotësuar me Aquaspongins dhe ujin termal Uriage, të cilët mbrojnë lëkurën nga tharja që shkakton rrezatimi diellor.
-Testuar dermatologjikisht.
-Jo-komedogjenik.
Uriage Eau Thermale: Ujë termal freskues, qetësues dhe hidratues që mund të përdoret çdo ditë. Përbëhet nga elemente gjurmë dhe minerale, duke i dhuruar lëkurës shkëlqim natyral.
Pas 1 ore rrit hidratimin e lëkurës me 32%.
-Veprim hidratues
Falë përbërjes së mineraleve afër NMF (Faktori Natyral Hidratues) të lëkurës, ka një veprim unik hidratues.
-Veprim qetësues
Falë pranisë së lartë të kripërave të kalciumit dhe magnezit, ndihmon në qetësimin e lëkurës së ndjeshme.
-Veprim mbrojtës
Veprimi i silicit forcon filmin hidrolipidik të lëkurës. Përveç kësaj, falë mineraleve, ndihmon në rigjenerimin e barrierës së lëkurës.