Aloxidil permban minoxidil (perberesi aktiv), i cili bën pjese ne grupin e barnave për përdorim dermatologjik. Indikohet në trajtimin simptomatik te alopecise androgjenike (renia e tepërt e flokeve tek meshkujt).
Mos përdorni Aloxidil:
-nëse jeni alergjik ndaj minoxidilit ose ndonjerit prej përbërësve të tjerë të pranishem ne formulim;
- nese vuani nga sëmundjet e arterieve koronare (probleme me arteriet koronare), aritmite (ndryshimi i ritmit te zemres), insuficienca kardiake (një gjendje në të cilen zemra nuk mund te furnizoje trupin me gjak te mjaftueshem) ose valvulopati (semundje që prekin valvulat e zemres). Ne problematika te tjera kardiake përdorimi ose jo i Aloxidil indikohet vetëm kur mjeku e gjykon te arsyeshem.
-Nëse keni hipertension (presion te lartë të gjakut), mjeku juaj do te vleresoje nese trajtimi me kete medikament është i përshtatshëm për ju dhe do t'ju monitorojë nga afer.
-Siguria dhe efikasiteti i Aloxidil tek femijet dhe adoleshentët nën 18 vjeç nuk është studiuar.
-Nëse jeni shtatzënë, mendoni se mund të jeni shtatzene, po planifikoni një shtatzëni, ose nëse jeni duke ushqyer me gj, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj per keshilla perpara se te perdorni kete medikament.
-Mos perdorni Aloxidil nëse jeni shtatzene ose nëse jeni duke ushqyer me gji.
Efektet anësore më të shpeshta jane reaksionet e vogla ne lekure.
Efekti anësor me i shpeshte është acarimi lokal, i cili konsiston ne eriteme (skuqja e lekures), dermatit (inflamacion i lekures), tharje të lëkurës, hipertrikozë (rritje e ekzagjeruar e flokëve në zona të ndryshme nga ato të trajtuara me Aloxidil), ndjesi djegieje dhe skuqje.
Efekte te tjera anësore qe kane ndodhur rralle perfshijne: reaksione alergjike (sensibilizimi, urtikarie, eriteme e gjeneralizuar dhe enjtje e fytyres), marramendje, ndjesi shpimi gjilperash, dhimbje koke, dobësi, neurit (inflamacion i nervave), edeme (enjtje per shkak te mbajtjes se lengjeve), irritimi i syve, probleme me shijen, infeksione veshi (veçanerisht otiti i jashtëm, inflamacioni i veshit te jashtëm) dhe probleme me shikimin.
Përpara perdorimit te ketij bari lexoni me kujdes fleteudhëzuesin e pranishëm në paketim, pasi ai permban nje informacion me te detajuar. Për çdo paqartësi këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.