Acidi Hialuronik: Vetitë për lëkurën dhe përfitimet.

Acidi Hialuronik: Vetitë për lëkurën dhe përfitimet.

Acidi hialuronik e mban lëkurën të ndritshme dhe avantazhon edhe nyjet artikulare, pa efektet e dëmshme dytësore të produkteve toksike për lëkurën. Rekomandohet shpesh nga dermatologët falë aftësisë për të përmirësuar strukturën dhe pamjen e lëkurës, reduktimit të dhimbjeve artikulare dhe shenjave të tjera karakteristike të plakjes. 

Gjendet në serumet kundër plakjes së lëkurës, por edhe në shtesat ushqimore për nyjet artikulare, trajtimet për herpesin e buzëve, pikat për sy dhe balsamet e buzëve. 


-️ Çfarë është dhe si funksion?

Lëndë lubrifikuese e prodhuar nga organizmi në mënyrë natyrale. Gjendet më shumë në lëkurë, në nyje artikulare, në brendësi të zgavrës së syve dhe në inde të tjera qelizore ku `mbërthen` kolagjenin, rrit hidratimin dhe siguron elasticitet dhe fleksibilitet. Ka një aftësi të jashtëzakonshme të tërheqi dhe mbajë një vëllim të madh uji (deri në 1000 herë më shumë se pesha e tij) dhe është shumë viskoz. 


-Vetitë kozmetike:

1.Ndihmon në reduktimin e rrudhave:falë vetive hidratuese dhe elasticizuese

2.Hidraton lëkurën e thatë dhe të plakur

3.Lehtëson shërimin e plagëve,diegieve të zakonshme dhe nga dielli, ulçerave të lëkurës,herpesit të buzëve.

4.Ndihmon lehtësimin e tharjes së syrit.Pikat me acid Ialuronik mund të jenë të nevojshme gjatë kirurgjisë së syve,pas heqjes së kataraktës, trapianti i korneas apo riparimi i retinës së shkëputur.

Vetitë si shtesë ushqimore:

1.Në kushte si Osteoartroza,kërkimet shkencore kanë vërtetuar se acidi ialuronik nëse përdoret çdo ditë për një periudhë 2 mujore ndihmon lehtësimin e shenjave. 

2.Hidraton dhe lubrifikon nyjet artikulare

3.Përmirëson strukturën dhe pamjen e lëkurës falë vetive hidratuese dhe elasticizuese.

0.2557
286.28 KB