Shtimi në peshë gjatë pushimeve verore është mëse normal. Stina e verës vë në vështirësi edhe ata që stërviten rregullisht. Mbajtja e rutinës së zakonshme të stërvitjes bëhet e vështirë për shkak të të nxehtit që na heq energjitë. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe kryejmë gabime që nuk ndihmojnë në ruajtjen e peshës.
▪︎ Ja disa përkujdesje të vogla që duhet të kemi parasysh gjatë verës për të mbajtur formën!
1- Kontrollo ekspozimin në diell.
Për çdo 45 minuta nën rrezet e diellit, të paktën 15 duhet të kalohen në ujë. Ekspozimi i zgjatur në kohë favorizon zgjerimin e enëve të gjakut dhe si rrjedhojë fryrjen e trupit sidomos në zonën e këmbëve dhe kaviljeve.
2- Kryej aktivitet fizik në ujë.
Kuptohet që është e vështirë të heqim dorë nga ushqimi kur jemi me pushime por të paktën t`a shoqërojmë me pak aktivitet fizik. Aktiviteti në ujë përfshirë notin, përveçse na ndihmon të djegim kalori, kontribuon në rimodelimin e trupit dhe përmirësimin e lëkurës.
3- Ok frutave, por pa harruar ujin.
Frutat përmbajnë shumë sheqer dhe për të lehtësuar tretjen dhe evituar dehidratimin, është e nevojshme të pijmë shumë ujë. Proporcioni i duhur është: 150 ml ujë çdo 150 g fruta.
4- Kujdes me ushqimet dhe pijet e ftohta.
Ushqimet dhe pijet shumë të ftohta mund t`i shkaktojnë shock termik trupit që ka si konseguencë dhimbjet e barkut, therjet e trupit deri në të fikët. Gjithçka që gëlltisim duhet të ketë një temperaturë të njëjtë me atë të trupit tonë (rreth 37 gradë).
5- Bëni dush pas larjes në det.
Dushi largon kontaminuesit që kanë mbetur mbi lëkurë, mikrobet e ndryshme dhe kripën e detit që than lëkurën.
6- Evitoni pijet me sheqer.
Sasi të mëdha sheqeri mund të provokojnë dehidratim.
7- Pini pas larjes në det.
Shumë shpesh gjatë larjes në det ndodh që gëlltisim ujë që është gjithmonë i kontaminuar me mikrobe sidomos Escherichia Coli. Pirja e ujit pas larjes zvogëlon ngarkesën eventuale bakteriale duke ulur rrezikun e infeksioneve të zorrëve.