MSM-suplementi ushqimor që kujdeset për gjunjtë, nyjet artikulare muskujt dhe jo vetëm!
MSM është një prej suplementeve ushqimore të këshilluara për problemet artikulare (artrit, kartilage, artrozë, osteoporozë), muskulare, intestinale, të lëkurës, helmimet, parazitët, thonjtë dhe flokët e brishtë. Metlsulfonilmetani (MSM) është një përbërës Squfuri natyral që magazinohet në çdo qelizë të trupit.
I quajtur “minerali i bukurisë” ose Squfur organik, metilsulfonilmetani (MSM), paraqitet si një prej elementëve esencialë për jetën pasi është i pranishëm në mënyrë natyrale në qelizat e qenieve jetësore. Është i pranishëm në fakt në proteinat e muskujve, më saktësisht në aminoacidet e sulfuruar, kolagjeni, keratina, hormonet dhe enzimat.
Organizmi gjithësesi nuk është në gjendje t`a sintetizojë vetë dhe është e domosdoshme të integrohet nëpërmjet ushqimit në mënyrë që të plotësohet nevoja e përditshme. Ushqimet më të pasura me Squfur organik janë lulelakra, brokoli, lakra e bardhë dhe e kuqe, rucola dhe qepa. E përmban edhe e verdha e vezës dhe proteinat shtazore në përgjithësi. Duhet të kemi parasysh që pjesa më e madhe e sasisë së pranishme tek ushqimet, shkatërrohet gjatë gatimit të ushqimeve. Kjo bën që të lindë nevoja e suplementimit të tij.
MSM përdoret për dhimbjen kronike, neuropatinë, osteoartritin, inflamacionin e nyjeve artikulare, artritin reumatoid, osteoporozën dhe inflamacione të tjera. Gjithashtu edhe për të përmirësuar shëndetin e lëkurës dhe flokëve dhe shpejtimin e shërimit të çikatriçeve, prerjeve dhe plagëve në përgjithësi.
●Vetitë e MSM:
MSM përfaqëson një ndihmë të vlefshme për të gjithë personat që paraqesin forma artriti ose osteoartroze të gjurit apo artrozë në përgjithësi, ku rezulton i nevojshëm reduktimi I inflamacionit, enjtjes dhe dhimbjes. MSM kontribuon në rritjen e përshkueshmërisë së membranes qelizore duke lejuar shkëmbimin në brendësi të qelizës midis elementëve të panevojshëm të skartuar dhe nutrientëve duke evituar akumulime të panevojshme dhe rrezikun e lindjes së inflamacioneve të tjera.
Është veçanërisht efikas edhe në prani të degjenerimit të kartilagëve sepse nxit sintezën dhe rigjenerimin e tyre, duke reduktuar dhimbjen dhe rekuperuar lëvizshmërinë artikulare normale. Shkencëtarët kanë hedhur hipotezën që MSM i jep trupit Squfur extra për të krijuar Metioninën. Aminoacidi Metioninë ndihmon trupin të sintetizojë përbërës të rëndësishëm, të formojë indin konektival, të metabolizojë ushqimet dhe të absorbojë nutrientët. Është i nevojshëm në rast dëmtimesh të ligamenteve ose problematikash të lidhura me tendinat dhe në situatat e mbingarkesës muskulare. MSM vepron në mënyrë efikase mbi muskulin e lodhur apo mbi të therurat e tij duke lehtësuar muskulin dhe kufizuar spazmat që shkaktojnë dhimbjen. Falë këtij veprimi, është shumë i përdorur nga atletët gjatë aktivitetit fizik.
Ndihmon në këtë mënyrë në lehtësimin e disa problematikave si:
• Artroza
• Inflamacioni i artikulacioneve
• Artrit reumatoid
• Rigjenerim i dobët i kartilagëve
• Dhimbje kurrizi dhe gjunjsh
• Thonj të brishtë që thyhen
• Flokë të dobët që bien lehtësisht dhe janë të hollë
• Akumulim i metaleve të rënda
MSM shfaqet gjithashtu i nevojshëm për formimin e indit konektival duke përfaqësuar një përbërës themelor të keratinës së pranishme në thonj dhe flokë që favorizon rritjen duke i bërë më të fortë dhe të shëndetshëm. Promovon gjithashtu rekuperimin e indit të lëkurës në rastin e patologjive të saj duke kontribuar në butësinë dhe shkëlqimin e saj.
Veçanërisht i rëndësishëm është dhe funksioni i tij antialergjik sepse MSM luan rolin e barrierës kundër elementëve alergjizues potencialë që eliminohen më pas nga qeliza që bëhet më e përshkueshme falë Squfurit.
Arsyet e përfitimeve të shumta që kemi nga MSM është sepse ai furnizon organizmin me Squfur biologjikisht aktiv që është minerali i katërt për nga sasia në trup dhe i nevojshëm për shumë funksione kritike në organizëm:
• Lejon formimin e Glutationit, molekula më e fuqishme antioksiduese e organizmit, e cila shkatërron qelizat tumorale dhe neutralizon toksinat dhe metalet e rënda me të cilët bien në kontakt. Pa Squfurin organik, nuk ka Glutation.
• Është gjetur në më shumë se 150 përbërës të ndryshëm brenda trupit të njeriut. Përbërësit me Squfur janë të pranishëm në çdo tip qelize prandaj ai është kaq i rëndësishëm për parandalimin e patologjive të ndryshme.
• Merr pjesë në formimin e muskujve dhe kockave. Një mungesë eventuale e tij do të bënte që muskujt të ishin më të dobët dhe të kishin tendencë për dëmtime dhe therje, ndërsa kockat do të ishin të ekspozuara ndaj humbjes së Kalciumit, dhimbjeve dhe thyerjeve.
MSM fuqizon veprimin e vitaminave D3, A dhe C dhe ka veprim të jashtëzakonshëm në stabilizimin e membranave qelizore. Absorbimi i MSM fuqizohet në rast se merret njëkohësisht me suplemente ose ushqime që përmbajnë sasi të madhe vitamine C.
1.Kim LS, Axelrod LJ, Howard P, Buratovich N, Waters RF. “Efficacy of methylsulfonylmethane (MSM) in osteoarthritis pain of the knee: a pilot clinical trial.” Osteoarthritis Cartilage. 2006 Mar;14(3):286-94. Epub 2005 Nov 23.
2.Usha PR, Naidu MU. “Randomised, Double-Blind, Parallel, Placebo-Controlled Study of Oral Glucosamine, Methylsulfonylmethane and their Combination in Osteoarthritis.” Clin Drug Investig. 2004;24(6):353-63.
3.Barrager E, Veltmann JR, Schauss AG, Schiller RN. “A multi-centered, open label trial on the safety and efficacy of methylsulfonylmethane in the treatment of seasonal allergic rhinitis.” J Altern Complement Med 2002;8:167-74
4.Childs SJ. “Dimethyl sulfone (DMSO2) in the treatment of interstitial cystitis.“ Urol Clin North Am 1994;21:85-8.
5. Horváth K1, Noker PE, Somfai-Relle S, Glávits R, Financsek I, Schauss AG. “Toxicity of methylsulfonylmethane in rats.” Food Chem Toxicol. 2002 Oct;40(10):1459-62.
6. Herschler, R.J.: Methylsulfonylmethane and Methods of Use. United States Patent 4,296,130: 1981.
7. Mindell, E.L.: The MSM Miracle. Enhance Your Health with Organic Sulfur. Good Health Guides, Keats Publishing, Inc, Connecticut, USA: 1997.
8. Ley, B.M.: The Forgotten Nutrient MSM: on Our Way Back to Health with Sulfur. Health Learning Handbooks, BL Publications, California: 1998.
9. Matthew Butawan et al. Methylsulfonylmethane: Applications and Safety of a Novel Dietary Supplement. Nutrients. 2017 Mar; 9(3): 290.