Alergjia nga Nikeli

Është reagim i tepruar i sistemit imunitar ndaj një substance që organizmi e konsideron të huaj, në këtë rast Nikeli. Në pjesën më të madhe të rasteve shfaqet me simptoma të lëkurës si njolla të kuqe dhe të ashpra dhe ndjesi kruarje e fortë. Por mund të shkaktojë dhe fenomene të tilla si shqetësime gastrointestinale, urinare, gjinekologjike dhe neurologjike periferike. Ky problem prek 15-20% të popullsisë dhe mund të shkaktohet nga mbajtja e vathëve, varëses dhe orës, objekte metalike si monedha dhe enë kuzhine, produkte kozmetike, sapunë dhe detergjentë rrobash por edhe ushqime.

Ushqimet që kanë përmbajtje të lartë Nikeli janë: sallata, spinaqi, brokoli, selinoja, domatet, mielli integral, legumet sidomos fasulet dhe thjerëzat, produkte furre me maja, frutat e thata, hudhra, molusqet, çaji, kakao.

Alergjia ndaj Nikelit mund të japi simptoma të ndryshme si dermatit kontakti por mund të shfaqet edhe si sindromë alergjie ushqimore të përgjithshme në të cilën problematikat e lëkurës shfaqen në zona të ndryshme nga ato të kontaktit dhe shkaktohet nga ushqimet që e përmbajnë. Simptomat jo të lëkurës përfshijnë:

▪︎ Të përgjithshme: lodhje, këputje dhe gjendje e përgjithshme jo e mirë

▪︎ Gastrointestinale: fryrje e barkut e shoqëruar ose jo me të prera, diarre ose kostipacion, afte në gojë dhe gengivite.

▪︎ Urinare: diegie, episode cistiti.

▪︎ Gjinekologjike: kruarje, sekrecione vaginale, kandida.

▪︎ Rënie flokësh dhe brishtësi e thonjve.

▪︎ Neurologjike: dhimbje koke, marrje mendsh, ndjesi shpimi dhe dhimbje në këmbë dhe duar.

Diagnoza e alergjisë nga kontakti me Nikelin

Mund të shfaqet në çdo moshë, në përgjithësi pas një ekspozimi të zgjatur apo të përsëritur ndaj objekteve që përmbajnë Nikel, më rrallë në kontaktin e parë. Në këtë rast është e nevojshme një vizitë tek specialisti ndërsa konfirmimi i diagnozës bëhet nëpërmjet ekzekutimit të patch test që konsiston në aplikimin e Nikelit për një periudhë 72-96 orëshe mbi shpinë nëpërmjet një ankerplasti dhe në analizën e reagimeve lokale të hiperndjeshmërisë së vonuar.

Diagnoza e alergjisë nga ushqimet

Kjo është një prpçedurë shumë më komplekse. Në këtë rast nuk ekziston një test specifik, mënyra e vetme është ndërprerja e ushqimit alergjik për një periudhë nga 1 në 3 muaj dhe ripërfshirja e tyre në regjimin ushqimor në mënyrë graduale sipas kategorisë së tyre, asnjëherë të gjithë së bashku.

Përveç kujdesit në mënyrën e të ushqyerit, do të ishte mirë të mos përdoreshin enë kuzhine me Nikel për gatimin e ushqimeve dhe evitimin e pirjes së duhanit (tek cigaret Nikeli është i pranishëm në masën 1-3 microgram).

Ndodh që megjithëse impenjohemi të hamë shëndetshëm, përsëri mund të kemi probleme tretje dhe fryrje të barkut. Një nga shkaqet mund të jetë alergjia nga Nikeli i cili gjendet në shumë ushqime, të cilat nëse jemi intolerantë, fryhemi. Pra, jo vetëm lëkura jonë mund të jetë alergjike nga Nikeli, por edhe mukozat e brendshme.

Simptomat gastrointestinale më të shpeshta janë: diarrea, konstipacioni, fryrja dhe dhimbja e barkut.

Pasi kemi përjashtuar tumoret malinjë dhe sëmundjet inflamatore intestinale si Crohn dhe rektokolit, duhen marrë në konsideratë sindroma e zorrës së irritueshme dhe problematikat e ngjashme me të. Cilat janë problematikat e ngjashme me të?

▪︎ Çeliakia

▪︎ Ndjeshmëria ndaj glutenit jo çeliake

▪︎ Intoleranca ndaj laktozës

▪︎ Rritja e tepruar e mikrobeve në zorrën e hollë

▪︎ Problemet e lidhura me alfa-amilazën/inhibitorët e tripsinës

▪︎ Mukozit alergjik nga Nichel sulfati

Nikeli ushqimor mund të shkaktojë mukozit alergjik nga kontakti dhe simptoma të ngjashme me sindromën e zorrës së irrituar por edhe simptoma extraintestinale. Këto simptoma janë të shpeshta edhe në endometriozë. Pra simptomat intestinale dhe ekstraintestinale në endometriozë mund të varen nga mukoziti i shkaktuar nga Nikeli dhe një regjim ushqimor me përmbajtje të reduktuar të Nikelit, mund të përmirësojë simptomat (gastrointestinale, ekstraintestinale dhe gjinekologjike).

https://pubmed.ncbi.nlm.nih.gov/28702130/

https://www.ncbi.nlm.nih.gov/pmc/articles/PMC7071203/?fbclid=IwAR2FlMKCRT6RevtE7O-crjkSJ15HWZVzSnCQjrFRvRN3NSYzzGVeJiU32D4.


0.0531
282.05 KB