-Kombinimi korrekt i ushqimeve për të mos rritur sheqerin në gjak dhe insulinën.
Mjaftojnë pak rregulla të thjeshta për ti mbajtur nën kontroll që të lejojnë të jetosh në mënyrë të shëndetshme dhe të ekuilibruar.
?.?????? ?? ?????????????!
Gabimi më i zakonshëm është konsumimi në të njëjtin vakt i karbohidrateve të tipeve të ndryshëm. Nëse doni me patjetër ti konsumoni bashkë, mos harroni se karbohidratet nga burime të ndryshme duhet të formojnë së bashku 1 porcion të vetëm (për shembull: 1/3 makarona+1/3 patate+ 1/3 bukë).
Gjithashtu patatet, kungulli, karrotat nuk janë perime dhe përmbajnë karbohidrate pra nësedoni ti konumoni bashkë me makaronat apo bukën, duhet të reduktoni sasinë e secilës në 1/3 ose ¼ sipas rastit.
?.?????? ?? ??????!
Frutat përmbajnë karbohidrate. Nëse keni dëshirë ti hani gjatë vakteve, evitoni kombinimin me burime të tjera karbohidratesh si makaronat apo buka.
Shembull:
❌: oriz ose makarona + fruta + proteina
✔: Fruta + perime + proteina ose 1/2 porcion fruta + 1/2 porcion oriz ose makarona + perime + proteina
?.????????? ? ?????????? ?? ???????!
Si makaronat, ashtu edhe legumet (fasule, thjerrëza, qiqra, bizele) përmbajnë karbohidrate, pra duhet pasur kujdes me këtë kombinim.
Shembull:
❌: makarona + legume + perime + fruta
✔: 1/2 porcion makarona + 1/2 porcioni legume me perime.