Efektet anësore të kombinimit Aspirinë për hollim gjaku + mbrojtës stomaku!

Efektet anësore të kombinimit Aspirinë për hollim gjaku + mbrojtës stomaku!

Në shumë vende të botës, përfshirë të tonin, personave që kanë pësuar atak në zemër ose iktus, u përshkruhet Aspirinë 100 mg (e thënë në gjuhën popullore, për hollim gjaku).

Aspirina 100 mg bën pjesë tek antiagregantët e piastrinave të gjakut, qeliza të gjakut që shkojnë ku ka plagë dhe duke u bashkuar midis tyre formojnë një tapë (koagul) që mbyll plagën. Plaga mund të jetë në lëkurë, në ndonjë organ apo edhe brenda një ene gjaku në rast infarkti apo iktusi. Në këtë mënyrë e bën gjakun më të hollë duke reduktuar (pa e eliminuar), rrezikun e një tjetër sulmi në zemër apo iktusi.

Duke bllokuar për nevoja terapeutike aftësinë e gjakut për të riparuar plagët kemi si konseguencë zgjatjen e kohës së gjakrrjedhjes dhe rritje të rrezikut për hemorragji. Për këtë arsye në protokollin e parandalimit me Aspirinë shtohet shpesh një mbrojtës i stomakut (omeprazol, esomeprazol, pantoprazol, rabeprazol).

Aspirina merret me stomak plot, arrin në zorrë dhe atje transformohet në formën kimike që shpërndahet në trupin tonë. Ata që kryejnë proçesin e transformimit në zorrë janë bakteret që e popullojnë atë. Pra alterimet e mikrobiotit të zorrëve shkaktojnë rritje të aktivitetit antitrombotik të Aspirinës. Për shembull, antibiotiku Ampicilinë që vret bakteret e zorrëve, e bën më aktive aspirinën 100 mg, duke rritur rrezikun e hemorragjive të vogla.

● Në të moshuarit, me kalimin e viteve, kemi reduktim fiziologjik të prodhimit të acidit gastrik në stomak, pra duhet menduar mirë marrja e një mbrojtësi të stomakut që mund të shkaktojë ulje akoma më të madhe të aciditetit të stomakut.

● Vetëm pas 1 viti përdorimi të mbrojtësit të stomakut, mund të kemi disbiozë të duodenit dhe zorrës së hollë.

Rekomandimi i mbrojtësit të stomakut është bërë rutinë jo vetëm në rastin e Aspirinës por gati të gjithë medikamenteve të tjera. Por duhet pasur kujdes pasi jo në të gjitha rastet, ai është i rekomandueshëm. Sipas linjave guida, mbrojtësi i stomakut duhet të merret vetëm tek pacientët që paraqesin më shumë se 1 nga faktorët:

● Moshë më e madhe se 65 vjeç

● Ulçera gastroduodenale

● Përdorimi njëkohësisht i steroideve dhe një tjetri antikoagulues

Mbrojtësi i stomakut i rekomanduar në mënyrë të papërshtatshme shkakton dëme të shumta në organizëm:

1. Duke ulur aciditetin, rrit kohën dhe vështirësinë e tretjes së proteinave.

2. Shkakton disbiozë që do të thotë çekuilibrim të baktereve në zorrë shoqëruar me fryrje të barkut.

3. Acidi i stomakut është faktor i rëndësishëm në neutralizimin e baktereve të ndryshëm. Duke ulur aciditetin, këto baktere mund të kalojnë lehtësisht në zorrë (si psh. ata të pllakës së dhëmbëve që shkaktojnë tumor të kolonit).

4. Flora bakteriale e zorrëve është e rëndësishme edhe për aktivizmin e Aspirinës (pra ajo funksionon më pak) dhe për metabolizimin e saj nëse është me tepricë (do kemi efekt hollues të tepruar pra rrezik hemorragjie). Pra në rast disbioze, mungojnë bakteret e përfshira në keto proçese.

5. Mbrojtësit e stomakut nuk lejojnë absorbimin e Kalciumit, Magnezit, Zinkut, Hekurit.

Pra përpara se të merrni një mbrojtës të stomakut, pyeteni mjekun nëse ekziston një motiv vërtetë i vlefshëm për ta marrë atë. Nëse vërtetë i domosdoshëm, mund të zëvendësohet me alternativa të tjera.

Antibiotiku duhet marrë vetëm nëse është i domosdoshëm dhe gjithmonë në kombinim me një probiotik (Saccaromyces Boulardi) që mbron florën bakteriale të zorrëve.


0.0293
282.4 KB