Faktorët që shkaktojnë ose përkeqësojnë aneminë!

Sa herë na ka ndodhur që kur kemi mungesë Hekuri për shkaqe te ndryshme, na rekomandohet marrja e shtesave ushqimore të Hekurit. Shpeshherë për sa kohë e marrim, ai është Ok, por sapo e ndërpresim, ai ulet prapë. Cila është arsyeja?

Është e pamundur të përthithet Hekuri nëse kemi mungesë të vitaminës B12.

Nga se shkaktohet mungesa e vitaminës B12?

▪︎Nëse nuk e merrni me ushqimet! Burime ushqimore të vitaminës B12 jane: mishi i kuq, mëlçitë, midhjet, peshqit si skumbër, trofta, salmon, mocarela, kosi, djathi i freskët, vezët e zjera etj. Nëse për arsye etike, nuk konsumoni produkte shtazore, burimet bimore janë: ushqimet e fermentuara, algat si Nori dhe Spirulina, rrënjët e ngrënshme, kërpudhat Shiitake. Por burimet bimore kanë sasi të pakta vitamine B12. Në këtë rast është e këshillueshme të merret nëpërmjet shtesave ushqimore, eskluzivisht në formën e Metilkobalaminës, formë e gatshme për përthithje.

▪︎Vitamina B12 nuk mund të shpërbëhet në stomak dhe më pas të absorbohet nëse ka mungesë aciditeti. Mbrojtësit e stomakut (Omeprazol, Pantoprazol, Esomeprazol) ulin aciditetin e stomakut.

▪︎Vitamina B12 nuk mund të përthithet nga organizmi nëse nuk kemi tretje të rregullt.

Si rrjedhojë mungesa e Hekurit varet nga:

▪︎Shkaqe ushqimore

▪︎Përdorimi i medikamenteve që shkaktojnë ose përkeqësojnë aneminë!

▪︎Metformina (diabet)

▪︎Mbrojtësit e stomakut (omeprazol, pantoprazol, esomeprazol, rabeprazol)

Përse? Ulin përqendrimin e Hekurit dhe vitaminës B12.

Të gjithë e dimë që anemia shkaktohet nga nivele të ulëta të Hekurit në gjak, por në fakt vitamina B12 ka po të njëjtën rëndësi sa Hekuri. Kjo shpjegon edhe mossuksesin e terapive zëvendësuese me Hekur në trajtimin e anemisë.

Që Hekuri të përthithet në mënyrë optimale, kërkon:

▪︎Marrjen njëkohësisht të vitaminës B12 nga ushqimet, por edhe nga shtesat ushqimore nëse nuk mjafton

▪︎Aciditeti i duhur në stomak që shërben për të shpërbërë B12 nga proteinat shtazore dhe që i shërben qelizave të stomakut për të prodhuar faktorin e Castle

▪︎Faktori Castle ‘mbërthen’ vitaminën B12 që për tu absorbuar, ka nevojë për enzimat e pankreasit (këtu ndërhyn Metformina).

Pra, e kotë të marrim preparate Hekuri, nëse nuk mund ta përthithim atë, dhe ai del nga organizmi ashtu siç ka hyrë.

Gjithashtu, mbrojtësit e stomakut ulin nivelin e Magnezit që shkakton si rrjedhojë keqpërthithje të vitaminës D dhe elektrolitëve si Bakër, Kalcium, Fosfor dhe sigurisht Hekur.

B12 nuk është e rëndësishme vetëm për përthithjen e Hekurit, por ka funksione të panumërta në organizëm si sinteza dhe rregullimi i ADN, prodhimi i energjisë dhe qelizave të kuqe të gjakut. Nuk mund të prodhohet nga organizmi ynë, por duhet të merret nga jashtë nëpërmjet ushqimit (proteinave).

Çfarë shkakton mungesa e B12? Anemi makrocitike, rritje të Homocisteinës që rrit rrezikun për aterosklerozë dhe trombozë, manifestime neuropsikiatrike, ndryshime konjitive dhe të sjelljes.

Vitaminat kryejnë funksione jetësore dhe nuk duhen nenvlerësuar kurrë. Në rast sëmundjesh, duhet bërë matja e tyre në gjak për të kuptuar mungesat e mundshme. Në rast mungese, nuk kanë nevojë të merren me recetë mjeku, nuk janë medikamente.



0.0614
278.07 KB