Homocisteina: Analiza që na duhet!

Të gjithë masim në mënyrë periodike në gjak Kolesterolin, trigliceridet, LDL dhe gliceminë. Shumë rrallë rekomandohet analiza e Homocisteinës, vetëm në rast shtatëzanie apo problemesh kardiake. Vlera e Homocisteinës është një sinjal alarmi për shumë patologji dhe në rritjen e saj ndikojnë shumë faktorë.

Homocisteina është aminoacid i prodhuar nga metabolizmi i Metioninës që është një aminoacid esencial i sulfuruar që e marrim nëpërmjet ushqimit. Një rritje e Homocisteinës në gjak është edhe më e dëmshme se vetë kolesteroli (mbi 13 mmol).

Ka mënyra të ndryshme nëpërmjet të cilave organizmi ynë përpiqet të degradojë homocisteinën duke eliminuar tepricën e saj dhe faktorët e përdfshirë në këtë proçes janë një sërë nutrientësh ndër të cilët vitaminat e grupit B: folatet (jo acidi folik që është shumë i vështirë për tu metabolizuar nga mëlçia), vitamina B12 (metilkobalamina), vitaminat B2 dhe B6, Zinku dhe Betaina.

Organizata Botërore e Shëndetësisë konsideron si vlera normale të Homocisteinës, ato deri në 13 mmol/l për burrat, deri në 11,1 mmol/l për gratë dhe deri në 11,3 mmol/l tek fëmijët nën 14 vjeç.

Disa nga dëmet e shkaktuara nga Homocisteina e lartë në gjak janë: tumoret, sëmundjet kardiovaskulare,Alzheimer/sëmundje neuredegjenerative, spina bifida, ictus/trombozë, depresion, infertilitet, komplikime gjatë shtatëzanisë, sëmundje autoimunitare, diabet, osteoporozë etj.

Faktorët që shkaktojnë rritjen e saj: jeta sedentare, kafeina, ndotja ambientale, medikamentet (e gastritit, kolesterolit, diabetit etj), mungesa e vitaminave: B2, B6, B12, folateve, D, difekt gjenetik (mutacioni MTHFR), psoriaza, artriti reumatoid, hipotiroidizmi, lupusi eritematoz, sindroma metabolike, skleroza multiple, SLA, alkoolizmi, tabagizmi etj.

Homocisteina e tepërt shkakton dëmtim të enëve të gjakut dhe të sistemit të koagulimit të tij.

Jo vetëm Homocisteina e lartë është e dëmshme për organizmin por edhe vlera shumë të ulëta të saj duhen mbajtur nën kontroll pasi në këto kushte nuk arrin të prodhohet Glutationi, molekula më e rëndësishme antioksiduese dhe detoksifikuese në organizëm. Ideale do të ishte mbajtja e niveleve të saj në vlera 6-7 mmol/litër për të pasur një organizëm të shëndetshëm.


0.1492
282.02 KB