Është përdorur në mjekësinë popullore që në kohët e lashta. Ka aftësi të jashtëzakonshme për të qetësuar gjendjet e ankthit dhe depresionit. Vaji i saj përdoret për të kuruar të gjitha problemet e lëkurës. Përbërësi aktiv është Hipericina, pigment i kuq që ndodhet sidomos tek lulet e saj. Përmban gjithashtu flavonoide, tanine, pectinë dhe mucilage që i japin kësaj bime veti të jashtëzakonshme terapeutike për përdorim të brendshëm dhe të jashtëm.
🔸️Vetitë e lule Basanit (mund të përdoret si çaj ose si shtesë ushqimore):
▪︎Antidepresiv natyral nëpërmjet rritjes së nivelit të serotoninës.
▪︎Kontraston problemet nervore me origjinë hormonale (i dobishëm në menopauzë).
▪︎Rregullon humorin dhe qetëson ankthin.
▪︎Rrit prodhimin gjatë natës të Melatoninës duke ndihmuar në pagjumësi
Kujdes! Nuk mund të përdoret njëkohësisht me medikamentet antidepresive, warfarinën, anti-HIV, digoksinë, kontraceptivë oralë dhe hormone në përgjithësi etj. Nuk këshillohet në shtatëzani dhe gjidhënie.
Si çaj përdoret:
▪︎Në gjendjet inflamatore të bronkeve dhe rrugëve urinare. I dobishëm në rast kolle sidomos me sekrecione dhe cistit.
▪︎Në insufiçencën e mëlçisë, tretjen e vështirë
▪︎Mbron enët e gjakut në rast hemorroidesh dhe variçesh
▪︎Falë përmbajtjes në flavonoide, redukton hipertensionin
Për përdorim të jashtëm:
▪︎Kuron plagët dhe djegiet duke favorizuar çikatrizimin dhe rigjenerimin qelizor. I dobishëm në rast eriteme solare, njolla të lëkurës, psoriazë, tharje të lëkurës dhe plakje, plagët decubitus, strija, çikatrice dhe shenjat e akneve.
▪︎Si vaj masazhi lehtëson dhimbjet e artritit, reumatizmës, traumave ose diegies.