I vogël, i mesëm, i madh: Cili acid ialuronik është më efikas?

Cilat janë vetitë dhe cilin acid ialuronik duhet të zgjedhim në bazë të tipit të lëkurës?

Falë aftësisë së tij të spikatur për të lidhur dhe tërhequr ujin, vepron jo vetëm si hidratues i drejtëpërdrejtë duke tërhequr ujin në shtresën korneale të lëkurës, por edhe duke formuar një lloj barriere mbi lëkurë që pengon avullimin e tepruar të tij.

-C’është acidi ialuronik dhe ku ndodhet ai?

Acidi Ialuronik është një përbërës i rëndësishëm i dermës. Pikërisht falë vetive të tij, arrin ti dhurojë lëkurës elasticitet dhe butësi.

Nga ana biologjike, ai në lëkurë kufizohet në hapësirat e ngushta midis fibrave të kolagjenit dhe elastinës, ku ushtron një presion të madh ndaj epidermës. Dhe pikërisht falë këtij presioni, ai ushtron veprimin e tij, duke i dhënë lëkurës një pamje më të plotë, që quhet “efekt filler”.

Përqendrimi i tij në brendësi të indit konjektival të lëkurës ka tendencë të zvogëlohet me kalimin e viteve. Nëse nga njëra anë, kjo rënie e vazhdueshme e përqendrimit është ndër shkaqet kryesore të plakjes së lëkurës, nga ana tjetër, aplikimi i vazhdueshëm i tij, lejon riaktivizimin e lëkurave të maturuara duke stimuluar funksionalitetin qelizor dhe duke i dhënë lëkurës kompaktësinë që i mungonte prej kohësh.

Pikërisht prej këtyre arsyeve, acidi ialuronik ka pasur nje boom të rritjes së interesit dhe përdoret me sukses në fushën kozmetike, dermatologjike dhe estetike, tashmë prej shumë vitesh.

-Cili është funksioni i acidit ialuronik në produktet kozmetike?

Acidi ialuronik përdoret kryesisht në produktet për fytyrën, trupin dhe zonën rreth syve dhe buzëve, sidomos për kujdesin ndaj lëkurës së maturuar dhe te dehidratuar. Nuk paraqet efekte dytësore, nje veti e vyer që na ndihmon ta përdorim edhe kur kemi lëkurë të ndjeshme.

Ekzistojnë në shitje shumë lloje kremërash me bazë acidi ialuronik që na ndihmojnë të mbajmë hidratimin e duhur dhe të stimulojmë rritjen e elasticitetit të lëkurës.

Acidi ialuronik ka veti të përthithi ujë në sasi 1000 herë më shumë se pesha e vetë duke vepruar kështu si një jastëk i vogël që mban në brendësi lagështinë duke i mundësuar lëkurës të jetë më elastike, tonike dhe e plotë.

-Cila është diferenca midis acidit ialuronik me peshë të ulët apo të lartë molekulare?

Në etiketat e produkteve kozmetike, gjejmë acidin ialuronik të shoqëruar me terma që na tregojnë pesha të ndryshme molekulare.

Acidi ialuronik është një molekulë me peshë specifike molekulare që nuk është tjetër veçse një tregues i madhësisë së molekulës.

Pesha molekulare dhe madhësia e molekulës së acidit ialuronik lidhen nga një raport i drejtpërdrejtë: sa më e madhe molekula, aq më e madhe pesha molekulare, anasjelltas sa më e vogël molekula, aq më e vogël pesha molekulare.

Përse na intereson pesha molekulare e acidit ialuronik?

Arsyeja është e thjeshtë: sa më e vogël molekula e acidit ialuronik, aq më lehtë do të arrijë të depërtojë në lëkurë dhe të ushtrojë veprimin e tij hidratues dhe elasticizues.

Peshë molekulare e madhe: formon një shtresë të padukshme mbi sipërfaqen e lëkurës në gjendje të bllokojë avullimin e ujit dhe të kontrastojë dehidratimin e saj.

Peshë molekulare e mesme: depërton nëpërmjet lëkurës duke siguruar ujin e nevojshëm për të rujatur tonusin dhe kompaktësinë e lëkurës.

Peshë molekulare e vogël: është në gjendje të arrijë në shtresa më të thella të lëkurës, duke ndërhyrë në prodhimin e kolagjenit, proteina përgjegjëse për dendësinë dhe kompaktësinë e indeve të lëkurës. Si efekt kemi një mbushje dhe relaksim të rrudhave të vogla.

Pra, për të tonifikuar lëkurën, duhen produkte kozmetike ku molekula ka një peshë molekulare të vogël, përndryshe rrezikon të qëndrojë në sipërfaqe dhe të mos arrijë të ndihmojë lëkurën atje ku ajo ka më shumë nevojë. Kjo nuk do të thotë që produktet që përmbajnë acid ialuronik me peshë të madhe janë të panevojshëm, por vetëm që hidratimi që ai siguron është më sipërfaqësor, i përket vetëm epidermës sepse ndalon avullimin e ujit të sipërfaqes.

Cilin acid ialuronik të zgjedhim sipas moshës?

Një lëkurë më e maturuar do të ketë nevojë për produkte me bazë acidi ialuronik me peshë molekulare të vogël meqënëse ka nevojë të rrisi praninë e kësaj molekule në shtresat më të thella të lëkurës.

Ndërsa një lëkurë më e re mund të ketë përfitime nga një hidratim lëkure sipërfaqësor të siguaruar nga acidi ialuronik me peshë molekulare të madhe duke penguar kështu ujin e pranishëm në sipërfaqe të avullojë dhe duke ruajtur elasticitetin e lëkurës.

0.029
282.3 KB