Kolesteroli i lartë, a është vërtet kaq i dëmshëm?

Kolesteroli është shumë i rëndësishëm për organizmin tonë për fluiditetin e membranave qelizore (faktor stabilizimi i tyre) dhe për formimin e të gjitha hormoneve, përfshirë ata seksualë, vitaminës D, koenzimës Q10 etj.

I pranishëm në gjak, prodhohet në pjesën më të madhe nga organizmi dhe ndikohet pak nga kolesteroli i ushqimit (në ndryshim nga sheqernat dhe mielli i bardhë).

Në sasi fiziologjike përfshihet në proçese të ndryshme themelore për funksionimin e organizmit, ndërsa në sasi të tepërt përfaqëson një prej faktorëve të rrezikut, theksojmë “një prej”, jo i vetmi dhe as kryesori për sëmundjet e zemrës si iskemia dhe infarkti.



Në fakt, sëmundje si infarkti dhe iktusi shkaktohen nga inflamacioni i cili shkaktohet nga teprica e sheqernave dhe miellit të rafinuar dhe jo nga yndyrnat që në fakt janë anti- inflamatore.


Të rrezikuarve nga infarkti shpesh u këshillohet të eliminojnë nga regjimi i tyre ushqimor proteinat dhe yndyrnat, por në fakt ato që duhen eliminuar janë karbohidratet e rafinuara të bukës. makaronave, picave dhe ëmbëlsirave që kur janë me tepricë, shndërrohen në trigliceride dhe më pas në kolesterol.

Po kur është tepër i lartë, kur ka nevojë për terapi farmakologjike?

Flitet për kolesterol të lartë kur vlerat e tij në gjak janë 240 mg/dl. Por të njëjtat rekomandime, na thonë të mos konsiderojmë vetëm kolesterolin total, por edhe LDL dhe HDL. Në fakt kolesteroli total është HDL+LDL.

Vlerësimi i rrezikut për sëmundje zemre, më i rëndësishëm se kolesteroli total, është raporti midis kolesterolit total dhe HDL që sipas OBSH nuk duhet të kalojë kurrë vlerën 5 tek burrat dhe 4.5 tek gratë.


Duhet të kemi kujdes pasi edhe kolesteroli tepër i ulët mund të na ekspozojë ndaj rrezikut të iktusit iskemik dhe hemorragjik dhe sëmundjeve nervore. Kjo, pasi gjysma e trurit është e përbërë nga kolesteroli (stabilizues i membranave qelizore).

Kolesteroli gjithashtu përbën 97% të kristalinit të syrit dhe nivele tpër të ulëta të tij mund të na ekspozojnë ndaj problemeve të shikimit, përfshirë kataraktën.

Ekzistojnë disa mënyra të thjeshta për të ulur dhe stabilizuar kolesterolin në mënyrë natyrale:

1. Konsumimi i yndyrnave të mira, si ato tek frutat e thata, vaji i ullirit ekstra i virgjër dhe i peshkut të kaltër duke eliminuar njëkohësisht nga regjimi ushqimor karbohidratet e thjeshta dhe miellin e bardhë.

2. Aktiviteti fizik i moderuar të paktën 3 herë në javë.

3. Suplemente ushqimorë të vlefshëm në këtë drejtim janë: Berberina, vitamina D, Turmeric, Astaxantina, koenzima Q10, Milk Thistle etj.


0.1328
1.12 MB