Kur duhet të fillojmë të përdorim kremin anti-age?

Nuk ka një moshë të saktë. Në përgjithësi këshillohet fillimi i përdorimit rreth moshës 25 vjeç duke pasur parasysh tipin e lëkurës (25-30 vjeç lëkurat e thata dhe 30-35 vjeç lëkurat e yndyrshme dhe mikse).

Mbi 45 vjeç këshillohen trajtime intensive kundër moshës si serume dhe filler.

Duhet gjithashtu të mbroni konturin e syve, ku lëkura është më e hollë dhe delikate nëpërmjet përdorimit të një kremi specifik për zonën rreth syve.

Në moshën 20 vjeç nuk është akoma e nevojshme, e rëndësishme është që lëkura të pastrohet mirë dhe hidratohet çdo ditë. 

Kremrat kundër rrudhave dhe anti-age, kur duhet të fillojmë ti përdorim?


Kur fillojnë të lindin rrudhat?

Përgjithësisht, midis moshës 25 dhe 35 vjeç fillojnë të formohen rrudhat e para (përreth syve, gojës dhe në ballë), ato që quajmë «rrudhat e shprehisë». 


Kur duhet të fillojmë të përdorim kremin anti-age?

Nuk ka një moshë të saktë. Në përgjithësi këshillohet fillimi i përdorimit rreth moshës 25 vjeç duke pasur parasysh tipin e lëkurës (25-30 vjeç lëkurat e thata dhe 30-35 vjeç lëkurat e yndyrshme dhe mikse). Në plakjen e lëkurës kanë një rol të rëndësishëm faktorët gjenetikë, mjedisorë dhe stili i jetës. Por edhe smogu, ekspozimi ndaj rrezeve UV, duhanpirja, ushqyerja jo e shëndetshme, hidratimi i pakët ndikojnë në shëndetin dhe pamjen e lëkurës sonë. 


Pse shfaqen rrudhat?

Me kalimin e moshës, shtresat e lëkurës pësojnë modifikime që nuk mund të evitohen. Në dermë, që është shtresa e ndërmjetme, prodhohen kolagjeni dhe elastina duke u nisur nga glikozaminoglikanet ku bën pjesë dhe acidi hialuronik. Me kalimin e viteve, prodhimi i këtyre substancave ulet duke bërë që lëkura jonë të humbë shkëlqimin, tonusin dhe elasticitetin. Ndodh ulja e metabolizit qelizor dhe shfaqja e rrudhave. 

Faktor tjetër që favorizon shfaqjen e tyre është formimi i radikaleve të lira që dëmtojnë qelizat e lëkurës duke shkaktuar stres oksidativ. Edhe rrezet UV, një nga shkaktarët e plakjes së lëkurës, nxisin prodhimin e radikaleve të lira. 


Si mund të parandalojmë plakjen e lëkurës?

Nevojitet përdorimi i produkteve anti-age përpara shfaqjes së rrudhave, kur lëkura nuk shfaq akoma asnjë shenjë plakje dhe duket e ndritshme dhe kompakte. Por duhet gjithmonë të kemi parasysh që plakja qelizore nuk mund të bllokohet, por vetëm të vonohet dhe kufizohet.

Është mirë të kujdeseni për lëkurën tuaj që në moshë të re dhe në përditshmëri, duke përdorur një krem hidratues specifik sipas tipit të lëkurës (mikse, të thatë, të yndyrshme, të ndjeshme). Duhet përdorur gjithashtu një larës specifik në mëngjes dhe mbrëmje për të hequr papastërtitë e shkaktuara nga smogu i ditës. Kombinimi i një skincare të përshtatshme me zakone të shëndetshme të të ushqyerit dhe stil jete korrekt është një pikënisje e fortë për të mbajtur lëkurën tonë elastike dhe tonike dhe për të parandaluar formimin e rrudhave. 

Është shumë e rëndësishme që kremi hidratues të përmbajë SPF (faktor mbrojtje ndaj diellit) që mbron epidermën tonë nga plakja, njollat dhe dëmtime akoma më të rënda siç janë tumoret e lëkurës. 

Mbi 45 vjeç këshillohen trajtime intensive kundër moshës si serume dhe filler. Sigurisht që trajtimi dhe parandalimi i rrudhave është zgjedhje, ndërsa mbrojtja dhe hidratimi i lëkurës në çdo moshë, domosdoshmëri. 

Si vepron kremi anti-rrudhë?

Nxit rigjenerimin qelizor, ushqen, hidraton, tonifikon, eksfolion, nxit mikroqarkullimin dhe ka veprim antioksidues. Kremi antirrudhë formulohet në mënyrë të ndryshme në bazë të moshës së lëkurës. 


Si aplikohet kremi antirrudhë?

Duke kontrastuar forcën e rëndesës, pra nga poshtë-lartë dhe nga brenda-jashtë duke masazhuar në drejtimin e kundërt të rrudhës, pra nëse rrudha është horizontale, vertikalisht dhe anasjelltas. 


Çfarë duhet të përmbajë një krem i mirë kundër moshës:

Substanca hidratuese si Pantenoli, acidi Hialuronik dhe Alantoina përveç elementëve si Kolagjeni i hidrolizuar dhe vitaminave antioksiduese (E, C, Retinoli).

Acidi Hialuronik është shumë i rëndësishëm për hidratimin, rezistencën dhe kompaktësinë e indit konjektival.

Kolagjeni është proteina suportuese e sipërfaqes së lëkurës që mbron nga dehidratimi.

Disa vitamina dhe enzima janë themelore për shëndetin e epidermës. 

1. vitamina A depërton në dermë dhe nxit rigjenerimin qelizor dhe prodhimin e kolagjenit 

2. vitaminat C dhe E kanë funksion zbutës, qetësues dhe mbrojtës duke rritur elasticitetin, tonicitetin dhe shkëlqimin e lëkurës

3. koenzima Q10: antioksiduese që rrit mbrojtjen natyrale të lëkurës dhe kontraston radikalet e lira që konsiston në rritjen e shkëlqimit dhe konsistencës së dermës

4. Alfa hidroksiacidet: laktik dhe glikolik favorizojnë hidratimin dhe eksfolimin. Acidi laktik suporton rinovimin qelizor dhe lëkura rezulton më e butë dhe e lëmuar ndërsa acidi glikolik nxit sintezën e kolagjenit, acidit hialuronik dhe kondroitin sulfatit.


Në fund kremrat antiage mund të përmbajnë si vaj, gjalp bimor dhe jargën e kërmillit që parandalojnë rrudhat. Vaji i Jojobës për shembull përmirëson barrierën lipidike të lëkurës, gjalpi Shea e riparon dhe rigjeneron dhe vaji i bajameve përveç hidratimit, rrit dhe elasticitetin e lëkurës. Edhe mjalti është një përbërës optimal i produkteve anti-age falë vetive energjizuese dhe tonifikuese. Kremrat me bazë jargë kërmilli po korrin shumë sukses në fushën kozmetike falë përbërësve aktivë që zbehin rrudhat dhe çikatriçet duke hidratuar njëkohësisht lëkurën në thellësi.

0.018
286.32 KB