Laktoferrina: Proteina e qumështit që forcon imunitetin, dhe jo vetëm!
Laktoferrina: proteina e qumështit që forcon imunitetin , dhe jo vetëm!
Është një glikoproteinë e pranishme në mënyrë natyrale dhe në sasi të mëdha në qumështin e gjirit, sidomos në kulloshtër që është lëngu i sekretuar nga gjiri i nënës me të cilin i sapolinduri ushqehet në ditët e para të jetës dhe që favorizon zhvillimin e baktereve të mira të zorrëve. Gjendet në sasi të vogla edhe tek lotët, pështyma, mukozat dhe qelizat imunitare që kontrastojnë zhvillimin e mykut dhe mikrobeve në organizëm. U zbulua në vitin 1939 në qumështin e lopës kur menjëherë ranë në sy vetitë nxitëse të imunitetit, antioksiduese dhe anti-infektive.
1. Lidh dhe transporton Hekurin duke ndihmuar absorbimin e tij në zorrë. Ka veti transportuese 2 here më të mëdha se Transferrina që është proteina transportuese e Hekurit në gjak.
Defiçiti ushqimor i Hekurit është përcaktuar nga Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) si një nga 10 faktorët e rrezikut për sëmundje, dizabilitet dhe vdekje në botë. Në veçanti mungesa e Hekurit është problem në shtatëzani sepse kontribuon në mënyrë sinjifikative në rritjen e rrezikut për nënën (lindje e parakohshme dhe mortalitet) dhe për të sapolindurin (peshë e ulët në lindje dhe vonesë mendore).
Laktoferrina orale është një alternativë e rëndësishme dhe pa efekte dytësore në parandalimin dhe trajtimin e hipoferremisë dhe anemisë nga mungesa e Hekurit në shtatëzani.
2. I jep imunitetin e lindur fëmijëve nëpërmjet rolit mbrojtës ndaj viruseve, baktereve dhe mykut. Kontraston bakteret në 2 mënyra: nga një anë duke penguar ngjitjen e tyre në mukozën inestinale duke shkaktuar infeksion si në rastin e E.Coli dhe nga ana tjetër duke dëmtuar shtresat më të jashtme të disa baktereve si psh. Gram negativët.
3. Ka efekt antiviral duke u lidhur me glikozaminoglikanet e membranës qelizore duke penguar viruset që të hyjnë në qelizat njerëzore. Sipas studimeve, është efektive kundër një numri të mëdhenj virusesh duke i bllokuar në stadin fillestar të proliferimit, si psh. ndaj virusit të Herpesit, Citomegalovirus, HIV dhe viruseve të gripit dhe ftohjes.
Sipas një studimi të Universiteteve Tor Vergata dhe Sapienza në Romë, mund të jetë efikase kundër Koronavirusit. Sigurisht që nuk mund të kurojë Koronavirusin e vetme, pasi nuk është medikament por nutraceutik por ndihmon, sidomos në fazat e para, në krijimin e një ambienti jo të favorshëm për virusin duke duke ndihmuar në mosrëndimin e sëmundjes.
4. Nxit imunitetin! E dobishme sidomos në parandalim dhe në fazat e para të sëmundjes.
5. Ka veprim antioksidues dhe anti-inflamator duke kontrastuar radikalet e lira që shkaktojnë plakjen dhe dëmtimin e organizmit.
6. Studime të kryera në Japoni kanë treguar veprim parandalues dhe ndihmues në kontrastimin e tumoreve specifikë si ata të pankreasit dhe të zorrëve.