Laktoferrina, Quercetina dhe Beta-glukanet: blinduesit e sistemit imunitar

Ekzistojne substanca natyrale aleate te organizmit tone, sepse e ndihmojne te kryeje funksionet e tij, duke e mbeshtetur ne momentet kur ka me shume nevoje.

Midis ketyre permendim 3 qe jane te afta te rrisin funksionalitetin e sistemit tone imunitar fale vetive te tyre antivirale, antimikrobike dhe antioksiduese. Behet fjale per Laktoferrinen, Quercetinen dhe Beta-glukanet qe ndodhen ne kerpudhat Reishi qe kane nje veprim edhe me sinergjik kur perdoren se bashku.

-Sistemi imunitar-nje mburoje mbrojtese

A e di qe sistemi yne imunitar eshte nje sistem shume i avancuar dhe efikas, aktiv ne cdo moment? Detyra e tij eshte te na mbroje nga sulmet dhe kercenimet e jashtme, me te cilat jemi ne kontakt ne cdo cast, ndersa marrim fryme, ushqehemi dhe punojme. Per kete arsye duhet te jete vigjilent dhe reaktiv gjithmone.

Efikasiteti i tij varet nga shume faktore te jashtem dhe te brendshem si:

  • Mosha
  • Prania e inflamazioneve
  • Stresi
  • Menyre te ushqyeri jo e ekuilibruar, plot me ushqime industrial, yndyrna dhe sheqerna


Duke u kujdesur per stilin e jetes dhe te ushqyerin, cdo dite mund te ndihmojme organizmin tone te mbahet ne ekuiliber nepermjet parandalimit aktiv.

Keta faktore, bashke me marrjen e suplementeve ushqimore dhe kurave natyrale ne periudhat me te nevojshme mundesojne suportimin e organizmit nga brenda, duke e ndihmuar te perballoje mikrorganizmat patogjene potenciale qe mund te perfaqesojne rrezik per shendetin tone.

Nder substancat natyrale te dobishme, permendim 3 qe kane nje veprim te provuar ne mbeshtetjen e mbrojtjes imunitare.

1. Laktoferrina: proteina qe gjendet natyralisht ne kolostrum-in e gjitareve.

Laktoferrina eshte nje proteine e prodhuar si nga sekrecionet e gjendrave te gjitareve, ashtu edhe nga qelizat e bardha te gjakut. Ben pjese ne familjen e transferrinave, prandaj lidhet me Hekurin duke mundesuar transportin e tij ne gjak dhe duke marre pjese keshtu ne oksigjenimin e te gjithe sistemit.

E pranishme kryesisht ne Kolostrum, lenda e pare qe sekretohet nga gjiri pas lindjes, laktoferrina gjendet edhe ne lote dhe peshtyme, sekrecione qe jo rastesisht, organizmi i prodhon si arme mbrojtje. Persa i perket ushqimit te te sapolindurve, ndihmon ne zhvillimin e imunitetit te tyre, duke vepruar ne shume drejtime kunder patogjeneve qe shkaktojne infeksione.

Veprimi antibakterik mundesohet pjeserisht nga nderhyrja ne fazen e bashkengjitjes se patogjenit ne qelizat mike, dhe pjeserisht nga aftesia per te perfshire hekurin duke e bere te padisponueshem per bakteret qe ne te kundert do ta perdornin per tu shumuar.

Veprimi antiviral mundesohet nga aftesia e laktoferrines per te terhequr virusin patogjen drejt receptoreve te saj, ne menyre qe te depertoje ne barrieren mbrojtese te tij. Sipas studimeve, laktoferrina eshte ne gjendje te godase direkt ARN te virusit duke nderhyre ne replikimin dhe perhapjen e ketij te fundit.

Pervecse influencon sistemin imunitar te lindur, laktoferrina vepron edhe si “ure” duke mundesuar drejtperdrejte funksionet e linjes se pare te mbrojtjes se sistemit imunitar te adaptuar apo specifik duke influencuar proliferimin dhe maturimin e linfociteve T-helper dhe te qelizave B, keto te fundit te rendesishme ne pervetesimin e imunitetit sepse permbajne antigjenin.

Nje studim fundit i kryer nga Universiteti Sapienza dhe ai Tor Vergata i Romes ka demonstruar qe perdorimi i laktoferrines ndihmon te semuret e stadit te lehte dhe te mesem te eliminojne me shpejt virusin.

Pervecse per te suportuar organizmin, laktoferrina perdoret zakonisht per:

  • te parandaluar anemine nga mungesa e hekurit
  • veprimin antioksidues
  • te permiresuar funksionin konjitiv


2 - Quercetina: pigmenti antioksidues

A e di qe pigmenti bimor qe i jep ngjyren vjollce ne te purpurt perimeve dhe frutave, quhet Quercetine? Behet fjale per nje flavonoid, me cilesi te njohura antioksiduese dhe antinflamatore, i afte te parandaloje patologjite e sistemit kardiovaskular dhe te mbroje organizmin ne pergjithesi.

Quercetina eshte e pranishme ne perqendrime te ndryshme ne qepet e kuqe, lakren e kuqe, boronica, mjedra, rrush por edhe ne shume perime me gjethe jeshile, ne domate dhe brokoli. Pervec vetive te njohura antistaminike dhe antioksiduese, kerkuesit shkencore kane nxjerre ne drite nje veprim antiviral specifik te ketij pigmenti qe po ngjall shume interes ne nivel nderkombetar.

3. Betaglukanet e Reishit: Kerpudha e pavdekshmerise

I njohur ne te gjithe boten per vetite e tij antinflamatore, antimikrobike dhe antivirale, kerpudha medicinale Reishi ka aftesine te forcoje mbrojtjen imunitare, duke e bere organizmin me pak te prekshem nga semundjet dhe infeksionet.

Studimet e shumta te kryera mbi vetite dhe benefitet e tij, kane demostruar nje efikasitet me spekter te gjere ne mbrojtjen e shendetit, nga sindroma autoimune tek infeksionet virale, patologjite kardiake, te melcise dhe neoplastike.

Pervec profilit te larte nutricional, ku spikasin vitamina qe mbrojne imunitetin si ato B dhe D, tek Reishi gjenden ne sasi te konsiderueshme edhe Betaglukanet. Kerkime ne vitro dhe vivo kane demostruar rolin rregullator qe glukanet kane ne pergjigjen inflamatore qe mbron qelizen, ne vecanti aktivizimin e interleukines (qe aktivizon ethet dhe nxit prodhimin e qelizave te bardha) dhe terheqjen drejt vendit te sulmit te makrofageve, qelizat qe eliminojne patogjenet.

Te treja keto substanca krijojne sinergji te fuqishme kur perdoren njekohesisht, sepse mundesojne forcimin e mbrojtjes imunitare, ne menyre qe organizmi yne te jete me rezistent ne kontrastimin e patogjeneve pasi kane hyre ne organizem.

0.0342
278.41 KB