Myku i zorrëve nga Candida

Candida Albicans është myk që jeton normalisht në mukozat tona (gojë, zorrë, vaginë) dhe na ndihmon të tresim dhe absorbojmë ushqyesit e ndryshëm. Bën pjesë në mikrobiotin (flora e zorrëve) tonë të zorrëve por nëse shumohet në mënyrë të tepruar dhe imuniteti ynë nuk funksionon në mënyrë korrekte, infeksioni mund të prekë pjesë të tjera të trupit. Shumimi i tepruar i Candida mund të ndodhë shpesh kur abuzohet me antibiotikët dhe kortizonikët, sheqerin, ëmbësirat, bukën, makaronat, picat, alkoli por edhe frutat. Mund të preki si burrat, ashtu edhe gratë. Rritja e tepruar e Candida mund të japë infeksion vaginal por edhe probleme tretje përfshirë refluksin biliar.

Shenjat më të zakonshme të infeksionit nga Candida në zorrë, janë:

▪︎ Lodhje e tepruar fizike

▪︎ Dëshirë për ushqime të ëmbla

▪︎ Aromë e keqe e gojës

▪︎ Shtresë e bardhë mbi gjuhë

▪︎ Mendje konfuze (Brain Fog)

▪︎ Çrregullim hormonal

▪︎ Dhimbje kyçesh

▪︎ Rënie e dëshirës seksuale

▪︎ Sinuzit dhe alergji

▪︎ Probleme tretje (gaz dhe fryrje)

▪︎ Sistem imunitar i dobët

Siç e thamë, një nga simptomat e Candida ishte konfuzioni apo mjegullimi i mendjes. Mjegulla mendore nga Candida verifikohet kur inflamacioni që shkakton arrin të pengojë neuronet. Në fakt një nga toksinat kryesore të prodhuara nga Candida Albicans është acetaldeidi, e njëjta substancë që prodhohet nga alkoli. Fatmirësisht dhe normalisht, ajo shndërrohet nga mëlçia në substanca të padëmshme. Por, kur kemi një tepricë të acetaldehides, mëlçia nuk arrin dot ta metabolizojë të gjithën dhe kjo kalon në gjak duke dhënë ndjesi helmimi, mjegull mendore, marrje mendsh dhe humbje ekuilibri. Gjithashtu acetaldehidi krijon mungesë të vitaminës B1, vitaminë themelore për funksionin e trurit dhe nervave dhe e domosdoshme për prodhimin e acetilkolinës, një prej neurotransmetuesve kryesorë të trurit.

Regjimi ushqimor i përshtatshëm kundër Candida kërkon eliminimin rigoroz të sheqerit dhe karbohidrateve të rafinuar dhe ushqimeve të transformuara (alkol, bulmet, yndyra trans, ëmbëlsues artificialë, karbohidrate të rafinuar).


Ushqimet që duhen preferuar janë:

▪︎ Perimet e stinës dhe frutat më pak sheqer si ato të pyllit

▪︎ Drithëra dhe pseudodrithëra si tërshërë, quinoa, oriz integral, mel, sorghum dhe amaranto.


Studimet më të fundit kanë treguar që shumë shpesh Candida reziston ndaj Flukonazolit dhe Itrakonazolit që janë medikamentet që përdoren më shpesh për trajtimin e saj.


Ekzistojnë disa alternativa natyrale që mund të ndihmojnë në luftimin e Candida si:

▪︎ Vaji i Kokosit falë pranisë së acidit laurik dhe kaprilik.

▪︎ Vaji i karafilit dhe vaji i rigonit janë efikasë jo vetëm kundër Candida por edhe kundër disa parazitëve dhe mykut të llojeve të tjerë.

▪︎ Vaji i kanellës dhe tea tree oil

▪︎ N-Acetilcisteina (NAC)

▪︎ Laktoferrina






0.2038
286.07 KB