N-ACETILCISTEINA (NAC) jo vetëm për kollën me sekrecione!

Muret e stomakut mbulohen nga një shtresë mukusi që e mbrojnë atë nga lëngjet e stomakut që siç e dimë janë acidë dhe mund ta gërryejne, ashtu si sillen me ushqimet. NAC është një derivat i cisteinës prej të cilës formohet Glutationi. Ka vite që përdoret në praktikën klinike për trajtimin e kollës me sekrecione dhe helmimeve nga Paracetamoli. Bashkë me Glutamatin dhe Glicinën hyn në përbërjen e antioksiduesit më të fuqishëm që na ka falur natyra: Glutationit. Kjo bën që ky suplement të jetë një prej rigjeneruesve të mëlçisë dhe antioksiduesve më efikasë. Merr pjesë në reaksionet e detoksifikimit nga medikamentet, hormonet etj. Është kelant i metaleve të rënda si Merkur, Cadmium, Alumin etj.



Përfitimet kryesore:

▪︎ Veprim mukolitik dhe në sëmundjet e mushkërive kroniko-obstruktive. Për këtë qëllim këshillohen tabletat gastrorezistente pasi mund të shkrijë edhe mukusin e mureve të stomakut dhe influencojë pH e tij. NAC dhe Glutationit fuqizojnë njeri-tjetrin në nxitjen e aktivitetit të vitaminës D3 sidomos në rast mungese, linfociteve dhe makrofagëve me efekte positive imunitare në rast sëmundjesh të mushkërive të shkaktuara nga viruse ose baktere. Pra NAC ka veprim antioksidues dhe antiinflamator duke mbrojtur në këtë mënyrë aparatin respirator dhe mikrobiotin intestinal.

▪︎ Parandalon sëmundjet neurodegjenerative dhe mendore falë veprimit antioksidues dhe modulimit të neurotransmetuesve veçanërisht Glutamatit. Kjo mund të ndikojë në përmirësimin e sëmundjeve neurodegjenerative si Alzheimer dhe Parkinson (veprim antioksidues) si edhe disa shqetësimeve neuropsikiatrike si skizofrenia dhe varësitë ku Glutamati si neurotransmetues ka rol përcaktues.

▪︎ Veprim mbi infertilitetin sidomos tek burrat: falë vetive antioksiduese.

▪︎ Bukuria e lëkurës: falë bllokimit të Elastazës dhe Kolagjenazës, enzima që degradojnë Kolagjenin, duke ndikuar kështu në ngadalësimin e plakjes dhe humbjen e tonusit të lëkurës.

▪︎ Veprim antibakterial: NAC influencon formimin e biofilmit bakterial që lejon shumimin e baktereve patogjene. Për këtë arsye indikohet edhe në rast disbioze dhe patologjish të aparatit tretës.


0.0968
277.45 KB