Ndjeshmeria ndaj Glutenit

Ndjeshmeria ndaj Glutenit jo-Celiake (NCGS) eshte nje sindrome e karakterizuar nga simptoma te lidhura me ngrenien e produkteve me gluten ne persona qe nuk jane te prekur as nga celiakia, as nga alergjia ndaj grurit (imunoglobulinat E anti LTP-proteine e transportit te lipideve te grurit, pjeshkes dhe kumbulles).

Per kete arsye, ne analizat e gjakut jane negative per antitrupat anti-gliadine, edhe pse ne disa eshte i pranishem pozitiviteti ndaj aleleve DQ2-DQ8 qe karakterizon pseudoceliakine.

NGCS (ndjeshmeri jo-celiake ndaj glutenit):

1. Shfaq nje panorame te ngjashme me celiakine me perfshirje te sistemit imunitar sistemik

2. Perfshihet ne “spektrin e patologjive te lidhura me glutenin” apo “spekter celiak” dhe si rrjedhoje duhet te konsiderohet nje diagnoze diferenciale nga “celiakia e vertete”.

3. I pergjigjet pozitivisht regjimit ushqimor pa gluten (regjim ushqimor “challenge” apo prove, test).

Ne fakt, shfaq simptoma qe verifikohen menjehere pas gelltitjes se glutenit dhe qe reduktohen ndjeshem me perjashtimin e glutenit, per tu kthyer serish ne fund te dietes “challenge” pas disa oresh ose ditesh.

Kuadri klinik klasik eshte i ngjashem me sindromen e zorres se irrituar: dhimbje dhe fryrje barku, diarre ose kostipacion (apo alternim i tyre), njelloj si ne intolerancen ndaj laktozit.

Manifestimet sistemike (te pergjithshme), ne pjesen me te madhe te rasteve karakterizohen nga simptoma te paqarta si:

“mendje e turbullt”

Dhimbje koke, lodhje, dhimbje muskulare dhe artikulare, mpirje e kembeve ose kraheve

Jane pershkruar edhe shqetesime me specifike si dermatite (ekzema ose skuqje te lekures), depresion, simptoma neurologjike dhe anemi.

Keto karakteristika jane shume te ngjashme me sindromen e “kolon-it te irrituar”.

Eshte hipotizuar mundesia qe te kete nje lidhje me semundje te tjera autoimunitare, nje e dhene e konfirmuar si ne nivel statistik, ashtu edhe epidemiologjik.

Ne menyre me specifike eshte studiuar lidhja midis gelltitjes se glutenit dhe shfaqjes se shqetesimeve ose simptomave neurologjike dhe psikiatrike si ataksi, neuropati periferike, skizofreni, autizem, depresion, ankth dhe halucinacione.

Sepse shpesh, perfshirja neurologjike mund te jete i vetmi manifestim klinik i semundjes. Sipas David Perlmutter, mjek neurolog, botues i shume studimeve, Gluteni eshte nje Neurotoksine.

Tre jane semundjet kryesore te pershkruara ne spektrin e manifestimeve neurologjike te lidhura me glutenin: ataksia nga gluteni, neuropatia nga gluteni dhe encefalopatia nga gluteni.

-Ataksia

Perfshin rreth 20% te te gjitha shkaqeve te ataksise (ataksi cerebelare, tremor (dridhje) palatale, opsoclonus ose Corea).

Nistagma apo dridhja e muskujve te palpebres, te evokuara nga veshtrimi apo shenja te tjera te disfunksionit cerebral, jane vezhguar ne 80% te rasteve.

Me pak se 10% te pacienteve me Ataksi nga gluteni, ankohet per simptoma gastrointestinale.

Ne keto raste, nje regjim ushqimor pa gluten eshte ne gjendje te invertoje apo zgjidhe simptomat, por nje diagnoze e vonuar mund te shoqerohet me nje demtim te parekuperueshem.

-Neuropatia nga Gluteni

Eshte nje forme demtimi neuronal periferik, ne te cilen ka nje evidence sierologjike pozitiviteti ndaj celiakise, ne mungese te shkaqeve te tjera.

-Encefalopati nga gluteni

Eshte nje semundje e sistemit nervor qendror, e karakterizuar nga nje anomali e fokusuar e substances se bardhe. Simptoma me e zakonshme eshte dhimbja e kokes.

Eshte vertetuar qe nje regjim ushqimor pa gluten permireson dhimbjen e kokes dhe ndalon avancimin e alterimeve te trurit, sipas rezonances magnetike.

Dhimbja e kokes eshte nje simptome e shpeshte ne sindromen NCGS. Megjithate asnje studim deri tani ka analizuar ne menyre te thelle natyren e kesaj lidhje.

-Simptomat psikiatrike

Midis semundjeve psikiatrike, depresioni dhe ankthi, jane hipotizuar si manifestime sistemike te NCGS.

Ne nje studim australian, rezultatet kane treguar perkeqesim te depresionit te shkaktuar nga gluteni, duke e krahasuar me placebon.

Gjithesesi, mekanizmi me te cilin gluteni mund te shkaktoje keto ndryshime, akoma nuk eshte i qarte.

Disa autore kane hedhur hipoteza per nje rol te glutenit ne disa semundje psikiatrike si skizofrenia apo bipolariteti, por nuk ka studime qe eksplorojne keto shqetesime ne NCGS.

Nga ana tjeter jane pershkruar disa raste psikoze nga gluteni ne paciente me NCGS.

Ne keta paciente, halucinacionet, te qarat, konfuzioni, ataksia, ankthi i rende dhe deliri paranoiak jane verifikuar pak kohe pas gelltitjes se glutenit, dhe jane zhdukur brenda 1 jave nga nisja e regjimit ushqimor pa gluten.

Lidhja midis glutenit dhe autizmit, eshte nje argument I nxehte. Eshte demostruar qe femijet me autizem kane me shpesh pozitivitet IgG-Aga ne krahasim me femijet e shendetshem (24% perkundrejte 7%), por aktualisht nuk ka studime ne te cilat te jete arritur nje diagnoze e palekundshme NCGS ne femijet autike.

Nje regjim ushqimor pa gluten propozohet shpesh per keta femije ne nje kontekst empirik sepse permireson rezultatin komportamental (te sjelljes).

Edhe pse per momentin nuk ka arsye te bazuara mbi evidencen per te kerkuar ndjeshmerine ndaj glutenit ne autizem dhe per te keshilluar nje regjim perjashtimi, te dhenat mbi manifestimet extra intestinale te NCGS sugjerojne qe kjo gjendje mund te kete nje perfshirje sistemike, ne menyre te ngjashme me celiakine.

0.0516
286.02 KB