Pse qumështi i gjirit është dhurata më e çmuar për fëmijën?

Sistemi intestinal (zorrët) i njeriut është i zhytur në një popullatë prej triliona mikroganizmash, përfshirë mikrobet, mykun (kandida dhe majatë), viruse e të tjerë.

Me 8 metra gjatësi dhe të paktën 250 m2 shtrirje në sipërfaqe, përfaqëson ndërfaqen maksimale ekzistuese midis nesh dhe ambientit rrethues.

Dhe nëse zorra e hollë (4 metra që fillon nga stomaku dhe mbaron në valvulën ileocekale midis zorrës së hollë dhe të trashë) është përgjegjëse për tretjen dhe përthithjen e ushqyesve, zorra e trashë (duodeni) është nje dhomë fermentuese, një tip “bioreaktori” në të cilën mikrobet e saj kryejnë funksione të ndryshme:

-përpunimin e fibrave ushqimore

-prodhimin e metabolitëve me efekte te ndryshme metabolike dhe neurologjike

-maturimin dhe rregullimin e sitemit imunitar etj.

Sistemi intestinal, kontakti jone maksimal me botën e jashtme mirëpret shprehjen maksimale të sistemit imunitar, që ruan kufijtë tanë. Ai duhet edhe të mbajë nën mbikqyrje mikrobiomën të përbërë si nga mikrobe të dobishëm, edhe nga ata patogjenë që duhet ti dallojë dhe eliminojë.

Kur ky ekuiliber humbet, ose përbërja e mikrobiomës hyn në një gjendje kaotike që quhet disbiozë, mund të shfaqen një sërë sëmundjesh.

Ndër faktorët e ndryshëm që ndikojnë direkt përbërjen mikrobike janë regjimi ushqimor dhe një numër i madh barnash (sidomos kur nuk janë të nevojshme) si mbrojtësit e stomakut dhe medikamentet e diabetit.

Si na mbron sistemi yne imunitar?

Sistemi specifik imunitar i zorreve është i përbërë nga:

-indi linfoid i zorreve (GALT)-një shtresë qelizash imunitare të vendosura në pala dhe vile

-linfonodet mezenterike nën to

-“qelizat kalciforme” që prodhojnë mukus që shërben si barrierë fizike për të mbajtur mikrobet në një distancë sigurie nga siperfaqja e zorrëve

-qelizat B që prodhojnë IgA (imunoglobulina A) që kontribuojnë në kontrollin e popullsisë mikrobike lokale

-“qelizat e Paneth” të specializuara në prodhimin e “HDP”.

Cfare janë HDP?


HDP (peptide mbrojtëse) janë molekula përgjegjëse të imunitetit të zorrëve me aktivitet baktericid që është testuar kryesisht kundër baktereve intestinale (Gram+ dhe Gram-).

Mikrobet e mikrobiomës intestinale ndikojnë në ekspresionin (shprehjen) e HDP dhe regjimi ushqimor është një nga faktorët ndikues kryesorë të përbërjes së mikrobiomës.

Për shembull, një dietë e pasur me fibra bimore shoqërohet me një diversitet më të madh të komuniteteve mikrobike, dhe në veçanti të Bifidobacterium-rregullator pozitiv i funksionit të barrierës intestinale, dhe Laktobacileve që reduktojnë numrin e baktereve patogjene.

Bifidobakteret janë jashtëzakonisht të pranishëm në qumështin e gjirit, bashkë me karbohidrate të ashtuquajtura HMO (oligosakaridet e qumështit të njeriut).

Cfare jane HMO?

Konsiderohen karbohidrate (sheqerna), por kanë një rol të ndryshëm nga ai energjitik (perfaqësojne vetëm 3% të nevojës energjitike të latantëve). Ata janë sidomos fibra”bifidogjene” dmth. Prebiotikë (ushqim për bifidobakteret) dhe njëkohësisht karrem për mikrobet patogjene.

HMO janë pjesë e sistemit imunitar të të sapolindurve, në një moment të jetës kur sistemi ynë imunitar dhe mikrobioma janë të papjekur dhe aspak funksionalë.

Nuk është rastesi që kush ushqehet me gji për një kohë të mjaftueshme shfaq 10 deri në 15 herë më pak enterite infektive që sjellin si rezultat terapinë me antibiotikë me spektër të gjerë.

Mikrobet më delikatë dhe të ndjeshëm që kemi janë bifidobakteret, që nuk gjenden praktikisht në ushqime, në ndryshim nga laktobacilet. Është mëkat që edhe kur kemi ushqyerje me gji, antibiotikët me spektër të gjerë që jepen, kanë veti të anullojnë benefitet e gjidhënies.

Si konkluzion, bifidobakteret dhe laktobacilet janë të domosdoshëm për të mbështetur sistemin tonë imunitar në funksionet e tij. Dhe kur sistemi imunitar funksionon, ruan kufijtë tane duke vendosur rregull në kaosin e përgjithshëm.

0.0333
282.34 KB