Retinoli: Molekula më e fuqishme anti-age që ekziston.

Derivat i vitaminës A, nxit prodhimin e kolagjenit dhe rigjenerimin qelizor, duke i dhuruar lëkurës një pamje më të lëmuar, pa imperfeksione dhe me njolla të zbehura.

Sidomos falë vetive rigjeneruese qelizore, përdoret edhe në trajtimin e akneve me performancë të shkëlqyer mbi shenjat që lënë ato.

Në varësi të ndjeshmërisë së lëkurës, duhet të kemi parasysh disa kundërindikime! Mund të shkaktojë tharje të lëkurës, irritim, skuqje apo rrjepje të saj. Për këtë arsye është mirë që përdorimi të fillohet me përqendrimin minimal, jo çdo ditë, duke rritur gradualisht shpeshtësinë dhe përqendrimin.

Si vepron dhe në çfarë moshe duhet filluar përdorimi?

▪︎Redukton rrudhat e thella dhe të mimikës

▪︎Korrigjon cikatriçet e akneve (bakterike ose hormonale)

▪︎Elimonon njollat e errëta të lëkurës, si ato të shkaktuara nga dielli, ashtu edhe hormonale

Meqenëse që në moshën 30 vjeç, lëkura fillon të prodhojë më pak kolagjen, ajo ka nevojë për një ndihmë nga jashtë. Përdorimi i Retinolit do të japë efekte të dukshme që në muajin e parë.

Si dhe kur përdoret?

Për shkak të efektit fotosensibilizues që ka, nuk këshillohet përdorimi gjatë muajve të verës. Për të njëjtin shkak, nuk përdoret gjatë ditës, por vetëm natën duke shmangur zonën rreth syve. Edhe pse nuk përdoret në verë apo gjatë ditës, këshillohet aplikimi rigoroz i kremit me faktor mbrojtës ndaj diellit gjatë ditës.




0.0308
267.9 KB