Shkencëtarët: vitamina D dhe Kurkumina mund të trajtojnë Alzheimer-in.

Vjen konfirmimi zyrtar nga kërkuesit shkencorë.

Vitamina D ka shumë receptorë në tru, sidomos në sistemin nervor qendror dhe hipokamp dhe është e implikuar në zhvillimin e indit cerebral. Kurkumina, e pranishme në mënyrë natyrale tek Turmeric, vepron në tru si antidepresiv dhe antioksidues.

Kërkuesit shkencorë kanë studiuar këto dy substance natyrale të kombinuara bashkë, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme. Studimi, i publikuar nga revista ScienceDaily nga shkencëtarët e universitetit të Kalifornisë, tregon që vitamina D3, e kombinuar bashkë me Kurkuminën nxit sistemin imunitar të eliminojë nga truri pllakat beta-amiloide që janë shenja dalluese e sëmundjes së Alzheimer.

Proteina beta-amiloide në personat e prekur nga Alzheimer zhvillon një proces shkatërrues duke krijuar disa masa (në një zonë të thellë te trurit-korja entorinale) që alterojnë komunikimet midis sinapseve në tru dhe me kalimin e kohës formojnë pllaka karakteristike që mund të vëzhgohen përmes imazherisë së trurit ose post-mortem.

Me formimin e pllakave dhe masave, neuronet e shëndetshëm fillojne të humbin efikasitetin dhe të mos funksionojnë më, të mos komunikojnë më midis tyre, në fund vdesin.

Shkatërrimi i sinapseve të trurit dhe të lidhjeve midis neuroneve të ndryshëm që mundësojnë transmetimin e impulsive nervore, çon në humbjen e kujtesës dhe destrukturimin e aftësive konjitive.

Sipas mjekësise zyrtare, shkaqet janë të lidhura me faktorë gjenetike, ambientalë dhe stilin e jetës dhe nuk janë përcaktuar akoma me saktësi. Atë që mund të themi me siguri, sepse është vërtetuar, është që konsumimi i sheqerit favorizon prekjen nga Alzheimer.

Vitamina D praktikisht mungon në ushqime, dhe mënyra e vetme për ta marrë, është ekspozimi i lekurës në diell. Por, nga frika e kancerit të lëkurës, në kohët e sotme, të gjithë sapo zbulohen pak, mbulohen me kremra kundër diellit që pengojnë prodhimin e vitaminës D. Në revistën Scientific American, ka dalë në pah në fakt që frika nga kanceri i lëkurës, ka nxitur në mënyrë eksponenciale, përhapjen e demencës dhe Alzheimer-it. Shtysa për të parandaluar kancerin e lëkurës, ka sjellë pasoja të papritura- funksione cerebrale të reduktuara për shkak të mungesës së vitaminës D.

Shkencëtarët kanë zbuluar që kurkuminoidet përmirësojnë siperfaqen e lidhjes midis masave beta-amiloide dhe makrofagëve, duke favorizuar eliminimin e këtyre pllakave nga sistemi imunitar. Nga ana tjetër vitamina D, stimulon fort makrofagët në përthithjen e pllakave beta-amiloide.

Meqënëse vitamina D dhe Kurkumina ndërveprojnë në mënyrë të ndryshme me sistemin imunitar, një kombinim i tyre mund të jetë më efikas se marrja e vetëm njërës prej tyre. Gjithashtu vitamina D rrit aftësinë e neuroneve për të përdorur glukozën që është lënda prodhuese e energjisë për qelizat, dhe në të njëjtën kohë anullon proceset inflamatore.

Studiuesit gjithashtu kanë pranuar që fatkeqësisht Kurkumina është e vështirë per tu asimiluar, dhe për këtë janë duke zhvilluar një Kurkuminë sintetike me biodisponibilitet më të larte, në gjendje të veprojë më mirë në tru.

Gjithësesi, ekzistojnë mënyra për të rritur asimilimin e kurkuminës, si për shembull kombinimi me piper të zi (piperinë) dhe yndyrna.

Këshilla të tjera të dobishme për ata që vuajnë nga Alzheimer:

-Përdorimi i Omega-3, që kanë aftësi të shkatërrojnë pllakat beta-amiloide, fakt ky normal duke konsideruar që 30% e trurit tonë është formuar nga omega-3.

-Dizintoksikimi nga Alumini, metal toksik i pranishëm tashmë edhe në ushqime, deodorante, edhe në shumë mallra konsumi dhe të përgatitjes së ushqimeve. Ky është një fakt që duhet marrë parasysh në trajtimin e Alzheimer, meqënëse është vërtetuar që Alumini është i lidhur me prekjen nga Alzheimer.

0.0481
278.41 KB