Si të kurohemi me argjilë
Vetitë kuruese të baltës njihen që në kohët e lashta. Janë praktika të konfirmuara nga mjekësia dhe estetika moderne që kanë nxjerrë në pah efektet shëndetësore të aplikimit të baltës në të gjithë trupin: në dermatologji kundër psoriazes, akneve dhe disa tipe dermatitesh, por edhe për të kontrastuar dhimbjet osteoartikulare, gjendjet inflamatore dhe patologjitë reumatologjike.
Mekanizmi i veprimit të baltës në trup konsiston në nxehjen, detoksifikimin dhe uljen e inflamacionit të zonave të trajtuara, një proces që favorizon eliminimin e skorjeve dhe si rrjedhim të dhimbjeve. Kjo falë faktit që balta akumulon nxehtësi dhe e lëshon gradualisht. Balta zotëron edhe fuqi absorbuese dhe shkëmbimi, nëpërmjet së ciles arrin të transferojë ne organizëm substanca të dobishme, duke e çliruar në të njëjtën kohë nga toksinat e akumuluara.
Ekzistojnë disa tipe baltash:
-Balta sulfurore: të indikuara për shqetësimet reumatike të tipit inflamator.
-Balta radioaktive: të indikuara për inflamacionet e muskujve dhe të nervave.
-Balta salsobromoiodike: të indikuara për trajtim në rast frakturash, ndrydhjesh apo traumash në përgjithësi.
Si mund të përgatisim vetë në shtëpi baltë terapeutike?
Ne mund të përgatisim vetë në shtëpi një përbërje efikase me argjilë jeshile të ventiluar dhe ujë te distiluar të ngrohur paraprakisht (të evitohet uji i rubinetit).
Përziejmë përbërësit e sipërpërmendur derisa të kemi një përbërje homogjene, si baltë dhe të vakët. Aplikohet mbi pjesën e trupit që dhemb me një trashësi rreth 3-4 cm, pastaj mbulohet me një copë linoje ose pambuku. Të lihet deri në tharje apo plasaritje. Në fund, hiqet copa dhe shpëlahet me ujë të vakët.