Vitamina B12

Meqenëse trupi ynë nuk është në gjendje të prodhojë vitaminë B12, ajo duhet marrë nga ushqimet me origjinë shtazore dhe shtesat ushqimore.

Në rast se nga analizat e gjakut kemi konstatuar nivele të ulëta të saj, duhet marrë rregullisht pasi trupi nuk është në gjendje ta magazinojë për shumë kohë.

Burimet ushqimore të vitaminës B12 përfshijnë bulmetin, vezët dhe mishin. Për këto arsye është shumë e lehtë të shfaqet mungesë e saj sidomos tek veganët.

Rastet kur rritet mundësia e mungesës së vitaminës B12 janë:

🔺️Tek të moshuarit, ulet përthithja e saj

🔺️Anemi perniçoze

🔺️Patologji të zorrëve si morbi i Crohn, çeliakia, infeksione mikrobike dhe parazitare

🔺️Abuzimi me alkolin. Një shenjë e mungesës së vitaminës B12 mund të jetë gjuha e fryrë dhe e skuqur

🔺️Probleme të sistemit imunitar si morbi Graves, lupus etj.

🔺️Marrja e medikamenteve që ndërhyjnë në përthithjen e vitaminës B12: mbrojtësit e stomakut (omeprazol, pantoprazol, esomeprazol, lansoprazol, rabeprazol), medikamentet për diabetin si metformina, pilulat kontraceptive etj.

Shenjat e mungesës së vitaminës B12.


Nëse keni mungesë të vitaminës B12, mund të bëheni anemike. Mungesa e lehtë nuk jep shenja, por nëse nuk trajtohet mund të shkaktojë:

1. Dobësi, lodhje, çorientim

2. Rrahje të shpeshta zemre, vështirësi frymëmarrje

3. Lëkurë e zbehtë

4. Gjuhë e lëmuar

5. Kostipacion ose diarre, mungesë oreksi, gazra

6. Probleme nervore si mpirje ose ndjesi shpimi, dobësi muskulare, probleme në ecje

7. Humbje e shikimit

8. Probleme mendore si depresion, humbje kujtese ose ndryshime në sjellje.


𝗩𝗶𝘁𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮 𝗕𝟭𝟮: 𝗠𝗲𝘁𝗶𝗹𝗸𝗼𝗯𝗮𝗹𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮 𝗮𝗽𝗼 𝗖𝗶𝗮𝗻𝗼𝗸𝗼𝗯𝗮𝗹𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮?

Një sinjal për mungesën e vitaminës B12 (por edhe të hekurit dhe folateve) nga analizat e gjakut mund të jetë vlera e MCV (vëllimi korpuskular i mesëm i qelizave të kuqe) mbi normën e lejuar ose numri i qelizave të kuqe, hematokriti dhe hemoglobina nën normë.

Nëse nga ky sinjal, vendosni të masni B12 dhe ajo rezulton nën normë, faza tjetër do të jetë marrja e suplementit (duhen rreth 6-12 muaj për ta korrigjuar).

2 janë llojet e shtesave ushqimore të vit. B12 në treg:

𝗠𝗲𝘁𝗶𝗹𝗸𝗼𝗯𝗮𝗹𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮 dhe 𝗖𝗶𝗮𝗻𝗼𝗸𝗼𝗯𝗮𝗹𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮.

🔺️Cila është më e mirë?

𝗠𝗲𝘁𝗶𝗹𝗸𝗼𝗯𝗮𝗹𝗮𝗺𝗶𝗻𝗮, pasi është forma natyrale (100%) e vitaminës B12 e pranishme edhe në trupin tonë, ndërsa Cianokobalamina jo vetëm është sintetike pasi nuk gjendet në organizem, por përmban edhe 1 molekulë Cianur. Megjithëse sasia e cianurit në 1 suplement normal të vit. B12 është shumë e vogël për të qenë e dëmshme, trupi ynë gjithësesi duhet të harxhojë energji për ta larguar. Gjithashtu që të jetë aktive, Cianokobalamina duhet të transformohet ne Metilkobalamine, pra është më mirë t’ia lehtësojmë punën organizmit duke e marrë direkt si Metilkobalaminë.


0.1588
6.69 MB