Vitamina E: antioksiduesi i fuqishëm që kontraston infarktin, iktusin dhe tumoret!

Vitamina E: antioksiduesi i fuqishëm që kontraston infarktin, iktusin dhe tumoret!

Më shumë se 90% e popullsisë nuk konsumon aq vitaminë E sa duhet që është esenciale për imunitetin, fertilitetin dhe shëndetin e zemrës dhe trurit. 

Mungesa e vitaminës E shoqërohet me një rrezik më të madh kanceri, sëmundje të zemrës dhe demencë. 

Vitamina E është një term gjenerik i përgjithshëm për 2 tipe nutrientësh të tretshëm në yndyrna: tokoferolet dhe tokotrienolet. Secili përmban 4 klasa të ndryshme përbërësish: alfa, beta, gamma dhe delta. Format më të pranishme në ushqime janë alfa dhe gamma-tokoferoli. Alfa-tokoferoli është forma esenciale e vitaminës E që kënaq kërkesat ushqimore dhe parandalon simptomat e mungesës. 

Për çfarë shërben vitamina E?

Është një antioksidues I fuqishëm që mbron strukturën dhe funksionin e qelizave duke luftuar stresin oksidativ. 

Kjo vitaminë e çmuar zhvillon rol jetësor në shëndetin e :

● Zemrës

● Trurit

● Sistemit imunitar

● Lëkurës

● Fertilitetit


Gjithashtu marrja e vitaminës E është e rëndësishme në kontrastimin e kataraktës (perdes së syrit) , frakturës së ijeve dhe presionit të lartë.


Simptomat e mungesës:

Mungesa e lehtë kalon zakonisht pa u vënë re. Shenjat dhe simptomat tipike të mungesës së vitaminës E vihen re më shumë tek fëmijët sepse ata kanë rezerva të kufizuara dhe kërkesa të rritura për shkak të shpejtësisë me të cilën rriten dhe zhvillohen. 

Kur shfaqen, simptomat e mungesës së vitaminës E përfshijnë:

● dobësi muskulare

● kataraktë

● retinopati

● neuropati periferike

● incidencë më të madhe të infeksioneve virale dhe bakterike

● miopati skeletrike

● anemi hemolitike

Është vlerësuar nga studime të ndryshme që 90% e populates ka mungesë të vitaminës E që shkakton rrezik për shëndetin. 

Diagnoza:

Përcaktimi I vitaminës E bbëhet nëpërmjet analizave të gjakut. Pacienti duhet të paraqitet esëll prej 8 orësh. 


Shkaqet e mungesës së vitaminës E:

Problemet gjenetike, absorbimi i reduktuar i yndyrnave dhe një mënyrë e ushqyeri jo e përshtatshme janë shkaqet kryesore të mungesës së vitaminës E. 

● Absorbimi i keq i yndyrnave mund të shkaktohet nga probleme të zorrëve dhe mëlçisë

● Në nivel genetik shfaqet me difekt të genit TTPA

● Është vërtetuar që me një regjim ushqimor me bazë embëlsirash dhe produktesh të furrës, rritet mundësia e mungesës së vitaminës E

● Personat obezë kanë më shumë rrezik për mungesë të vitaminës E sepse nivele të larta të kolesterolit dhe yndyrnave e mbajnë të bllokuar vitaminën në gjak duke e penguar të arrijë qelizat.

● Duhani djeg antioksiduesit e organizmit dhe është vërtetuar që shkakton mungesë të vitaminës E


Ushqimet më të pasura me vitaminë E:

● vaji i farës së grurit

● farat e lulediellit

● bajamet dhe lajthitë

● kikirikët

● avokado

 Pjekja e frutave të thata bëhet në temperatura të larta dhe mund të degradojë acidet e yndyrshme të vitaminës E.

Spinaqi dhe brokoli e përmbajnë në masë më të vogël. 

Vitamina E është shumë e qëndrueshme dhe nuk shkatërrohet lehtësisht nga pjekja ose ngrirja, siç mund të ndodhi me vitaminat e tjera. Pra, ushqimet e gjalla kanë të njëjtën sasi të vitaminës E me ato të pjekura ose të ngrira. 


Përfitimet për shëndetin:

1- Fuqizon mbrojtjen imunitare ndaj infeksioneve dhe sëmundjeve kronike: 

Vitamina E mbron qelizat imunitare ndaj stresit oksidativ dhe rrit aktivitetin e tyre. Mungesa e vitaminës E kompromenton përgjigjen imunitare të qelizave T duke bërë që trupi të jetë më I prekshëm ndaj sëmundjeve infektive dhe kronike. Sipas studimeve të bëra mbi persona të moshuar, vitamina E redukton rrezikun e infeksioneve mikrobike dhe virale. 

2- Redukton në mënyrë sinjifikative rrezikun e kancerit:

Persona me nivele të ulëta të vitaminës E ndjejnë mungesën e vetive të saj të fuqishme imunostimuluese dhe antitumorale. Më saktësisht nivele të ulëta të vitaminës E mund të shoqërohen me:

•Melanomë

•Kancer të gojës

•Kancer të prostates

•Kancer të pankreasit

•Kancer të kolonit dhe rektumit

3- Redukton sëmundjet e zemrës dhe iktusin:

Antioksiduesit si vitamina E janë të domosdoshëm për zemër dhe enë gjaku të shëndetshme. Pengojnë oksidimin e particelave të kolesterolit LDL dhe reduktojnë akumulimin e pllakave në arterie. Gjithashtu vitamina E redukton inflamacionin. 

4- Redukton rrezikun e abortit spontan:

5- Rrit fertilitetin tek burrat dhe grate:

Vitamina E mund të rrisë funksionin e ovaiave dhe fertilitetin në gratë që po kërkojnë të mbesin shtatëzanë. Rrit dendësinë e spermatozoidëve tek burrat.

6- Është e domosdoshme për fetusin:

Është vërtetuar që nivele të larta të alfa-tokoferolit gjatë shtatëzanisë mund të suportojnë rritjen e fetusit, të rrisin peshën në lindje dhe funksionin konjitiv tek fëmijët. 

7- Mbron sistemin nervor dhe trurin:

Vitamina E suporton sistemin nervor dhe qelizat e trurit janë veçanërisht të ndjeshme ndaj mungesës. Studime klinike kanë vëzhguar nivele të ulëta të vitaminës E në pacientët me Alzheimer dhe deficit konjitiv.

8- Mbron nga fraktura e ijeve:

9- Redukton rrezikun e kataraktës:

Qelizat okulare përmbajnë sasi të mëdha acidesh yndyrore të pangopura, që janë të ndjeshëm ndaj oksidimit. Ekspozimi ndaj ekraneve të televizorit, kompjuterit, celularit dhe dritave neon shkaktojnë dëm oksidativ të syve. Vitamina E suporton shikimin duke parandaluar dëmin oksidativ tek sytë. 

10- Redukton presionin e lartë:


Si të fuqizojmë veprimin e vitaminës E:

Vitamina E punon në sinergji me vitaminën C për të mbrojtur qelizat nga dëmi oksidativ. Vitamina C rigjeneron formën oksiduese të alfa-tokoferolit që eliminon radikalet e lira. Mungesa e vitaminës C mund të rrisë rrezikun e mungesës së vitaminës E sidomos tek duhanpirësit dhe në persona të tjerë të ekspozuar ndaj stresit oksidativ. Pra, për të përmirësuar nivelet e vitaminës E, është e nevojshme të rritet edhe konsumi i vitaminës C. 




– Serum vitamin E level and risk of female cancers. Int J Epidemiol. 1988 Jun;17(2):281-6.

– Vitamin E and immunity. Vitam Horm. 2000;59:305-36.

– Dietary intake and blood concentrations of antioxidants and the risk of cardiovascular disease, total cancer, and all-cause mortality: a systematic review and dose-response meta-analysis of prospective studies. Am J Clin Nutr. 2018 Nov; 108(5): 1069–1091.

– Cholesterol-adjusted vitamin E serum levels are associated with cardiovascular events in patients with non-valvular atrial fibrillation. Int J Cardiol. 2013 Oct 9;168(4):3241-7.

– Intake and serum concentrations of α-tocopherol in relation to fractures in elderly women and men: 2 cohort studies. Am J Clin Nutr. 2014 Jan; 99(1): 107–114.


0.1747
294.46 KB